Nëna me kancer tenton të vrasëvajzën Dawn, më pas dhe veten

Të tjera rreth shkrimit /VD FOTO/Gjyshërit dhe shtëpia në Bathore
TIRANE - Një 45-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë aktin ekstrem duke helmuar vajzën e saj 18-vjeçare, e cila vuante nga sindroma Dawn, e më pas ka tentuar t’i japë fund edhe jetës së saj. Mësohet se nëna të ketë vepruar në gjendje mjaft të rënduar psikologjike, pasi ka mësuar se vuante nga sëmundja e kancerit.
Gjithçka ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Gjyshja e Fatjonës 18-vjeçare tregon se e ka gjetur të sëmurë vajzën dhe nënën e saj Agen, ndërsa shpreh habinë për gjendjen e tyre, që sipas saj mund të jetë helmim, edhe pse kjo i duket e pamundur pasi të gjithë kanë ngrënë të njëjtën darkë.
Dy gjyshërit e Fatjonës tregojnë se ajo ka lindur me sindromën Dawn, ndërsa nëna e saj nuk ka punuar kurrë, por është kujdesur gjithnjë për të bijën. Dy gjyshërit duke parë njëri-tjetrin thonë “se nuk dinë asgjë më shumë”.
Agia dhe Fatjona banojnë në një shtëpi përdhese në Bathore, në periferi të kryeqytetit. Në hyrje të saj është vendosur një kryq dhe disa degë dafine, pasi sipas riteve katolike java para pashkëve njihet si java e Dafinës, apo e Larit, dhe kjo bimë simbolizon rilindjen e ripërtëritjen e Natyrës.
Por e premtja e kësaj jave, për pak sa nuk është kthyer në të premte të zezë për këtë familje. Fatmirësisht, nënë e bijë ia kanë dalë të mbijetojnë pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndërkohë, pritet që nëna 45-vjeçare të merret në pyetje nga policia për të dhënë versionin e saj të ngjarjes dhe arsyet e veprimit të rëndë ndaj vajzës së saj dhe vetes.
GJYSHERIT: E PAME VAJZEN KEQ NE OREN 1 TE NATES
Kamera e televizionit A1 REPORT shkoi në banesën ku jetojnë nënë e bijë dhe familja e tyre, dhe bisedoi me gjyshërit e vajzës. Të tronditur nga ngjarja, ata treguan se e gjetën 18-vjeçaren në orën 01:00 të natës të sëmurë.
Nga biseda me ta kuptuam se të moshuarit nuk ishin në dijeni të faktit që nusja e tyre ishte me kancer. Ata shprehen se ajo merrte mjekime një herë në 3 muaj por nuk dinin më shumë. Gjyshja e 18-vjeçares së sëmurë me sindromën Daën rrëfen se nusja e kishte mërzinë pikërisht prej Fatjonës.
Gjyshja tregon më tej për sëmundjen e vajzës. Është e paralizuar, as nuk flet as nuk ka as pinë me dorën e vet”.
Foto: Gjyshërit e vajzës dhe banesa ku jeton familja e tyre
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)