Dy peshkatarë 24 orë të humburnë det, kroçiera italiane i shpëtoi

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Momenti i ankorimit të Kroçierës në Durrës Peshkatarët u zhdukën dje, kërkime me helikopter
DURRES- Mbyllet me një fund të lumtur historia e 2 peshkatarëve të cilët prej mëngjesit të djeshëm humbën në det të hapur. Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari, të dy 25 vjeçarë, nga Vlora kishin dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga bregdeti i Vlorës dhe disa orë më vonë kishin kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin.
Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari ishin nisur dje (29 mars) për peshkim me një gomone nga bregdeti i Vlorës, por era e fortë dhe deti i trazuar me dallgë të mëdha ka shtyrë gomonen gjithnjë e më tepër drejt veriut, deri në gjirin e Durrësit, 12 milje larg bregdetit ku janë gjetur rastësisht nga kroçiera italaine "Costa Voyage"
Peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe rreth orës 09:40 kanë zbritur në portin e Durrësit.
FATI SHPETOI PESHKATARET
Varka në të cilën udhëtonin dy shokët 25 vjeçarë është pikasur rastësisht nga një kroçierë turistike në gjirin e Durrësit, 12 milje larg bregdetit. Varka u gjet në kepin e Selitës, ku kroçiera “Costa Voyage”,që vinte nga Italia, me qindra turistë në bord, po kryente trajektoren e saj. Kapitaneria e kroçierës pasi ka njoftuar kapitenerinë e Portit të Durrësit, nisi operacionin e shpëtimit dhe imbarkoi në bord dy peshkatarët.
Lajmi për gjetjen e 2 peshkatarëve u publikua i pari në TV A1 REPORT dhe Shqiptarja.com online, pasi u informua nga korrespondenti ynë në Durrës, Artur Korriku, në orën 07: 30 minuta. Kapiteneria konfirmonte se peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe kroçera kishte ndryshuar drejtim për tu kthyer në portin e Durrësit, ku do zbriste peshkatarët.
Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informonte se era në drejtim nga jugu në veri ka shtyrë varkën në drejtim të Gjirit të Durrësit. Varka është gjetur në Kepin e Selitës, disa milje larg bregut të detit. Fillimisht kapiteneria e Durrësit konfirmoi se dy personat janë peshkatarët e zhdukur prej ditës së djeshme nga bregdeti i Vlorës, dhe verifikimi ligjor do të bëhej me të zbritur në tokë.
(Dy peshkatarët mbërrijnë në portin e Durrësit)
KAPITENI I KROCERES: SI SHPETUAM PESHKATARET, I GJETEM TE DERRMUAR
Ora 09: 45 Në orën 09:40 minuta peshkatarët kanë zbritur në portin e Durrësit, dhe autoritetet mjekësore po bëjnë kontrollin mjekësor. Më pas Kapiteti i kroçierës Xhovani Kosini ka treguar detaje të operacionit të shpëtimit që nga momenti kur kishte dëgjuar thirrjet e tyre për ndihmë.
“Operacioni zgjati 5 minuta. Një mjet i emergjencës së bashku me një skuadër shpëtimi ka zbritur në det, sapo kanë para gomonen. Ishin shumë të lodhur dhe sfilitur dhe nuk kishin fuqi as të imbarkoheshin në skaf. Ekipi jonë i ngriti hopa pasi në këmbët e tyre nuk mund të hipnin as në skafin e shpëtimit. Më pas në kroçierë janë trajtuar me personel mjekësor, i janë dhënë rroba të tjera, pasi të tyret ishin të lagura, si dhe i janë dhënë pije të ngrohta.
“Deti ka qenë shumë i ashpër, dallgët ishin 1.5 metra të gjatë dhe ata nuk arrinin dot as të hipnin me këmbët e tyre dhe ekipi i shpëtimit i ka kapur hopa. Ata më treguan se ishin të ssfilituar pasi askush nuk i gjente, askush nuk i shihte"- tha Kosini.
KROCIERA E SHPETIMIT ZBARKON NE PORT
Reth orës 09:00 kroçera nisi ankorimin në portin e Durrësit. Në port kanë mbërritur dhe 2 autoambulanca dhe një ekip mjekësor për të bërë kontroll mjekësor 2 peshkatarëve pasi kanë qëndruar 24 orë në det të hapur.
(Foto: Kroçiera duke ankoruar ne portin e Durresit)
(Foto: Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari, peshkatarët e gjetur)
Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari kishin dalë dje në orët e para të mëngjesit për të peshkuar por më pas nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmë pasi kanë thënë se rrezikoheshin të mbyteshin. Kërkimet kanë nisur që në mëngjes me mjete të Guardia di Financa dhe policisë kufitare, dhe disa orë më vonë u angazhuan edhe 2 helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kërkimet u ndërprenë në orët e vona të mbrëmjes dhe nuk patën rezultat.
Vjoleta Bashllari në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT falenderoi median për mbështetjen që i kanë dhënë me publikimin dhe ndjekjen e ngjarjes hap pas hapi.
“Ju faleminderit. Shumë faleminderit që ngritët gjithë instancat”- tha Violeta Bashllari.
(Foto: Violeta Bashllari, dje duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit)
(sg/shqiptarja.com)