E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna ruse vret dy djemtë e vegjël: Nuk i duroja dot më

Share

Një nënë është arrestuar pasi hodhi dy djemtë e saj nga ballkoni për shkak se i kishte ardhur në majë të hundës prej tyre.

Galina Ryabkova, 30 vjeç, nuk shfaqi asnjë emocion në videon e regjistruar nga kamerat e survejimit të bllokut të apartamenteve në Moskë, Rusi, pak pas incidentit.

Fqinjët u tmerruan kur panë trupat e dy djemve, 4 dhe 7 vjeç, të hedhura në tokë nga kati i 15-të.

Pavarësisht përpjekjeve të fqinjëve, vogëlushët vdiqën përpara se të vinin ambulancat.

Sipas mediave ruse, gruaja tha se ishte lodhur me fëmijët dhe donte ti hiqte qafe.

Gruaja, burri i së cilës ishte në një udhëtim biznesi, jetonte në katin e tetë, por mendohet se i hipi fëmijët në katin e 15-të përpara se ti hidhte.

Një banor tha se gruaja po dilte pa asnjë emocion nga godina pasi i hodhi. E pyetëm a janë fëmijët e tu dhe ajo tha pa asnjë emocion: po, i hodha.

Fqinjët e rrethuan atë për të mos e lejuar të arratisej. Policia e arrestoi atë. Ajo kishte tentuar në të kaluarën të vriste veten pasi mendohej se i shoqi e kishte tradhtuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›