Dita kundër drogave, aktivitete sensibilizuese nga ISHP-ja

Shifra alarmante të përdoruesve të drogave të ndryshme dhe atyre që konsiderohen si përdoruesit më problematikë. Në ditën ndërkombëtarë kundër drogave përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë me dije të dhënat e fundit lidhur me varësinë ndaj drogave të përdoruesve shqiptarë.
Sipas përfaqësuesit të ISHP-së rezulton se numri i përdoruesve në vend shkon nga 40-60 mijë, ndërkohë që se paku 5 mijë persona janë përdorues problematikë. “Në strategjinë përkatëse parashikohen masa komplekse, kualicione me shoqërinë civile, hapësira për struktura të ndryshme për të krijuar mundësinë për të reduktuar në maksimum kërkesën dhe kuriozitetin për drogë, që çon në varësi dhe shkatërrim” tha përfaqësuesi i ISHP-së në një prononcim për mediat.
Në Shqipëri ekziston vetëm një qendër publike e specializuar në trajtimin e drogës ndërsa sipas përfaqësuesit të ISHP-së do të krijohen edhe 4 spitale të tjera rajonale të toksikologjisë.
Që prej 7 Dhjetorit 1987, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e vendosi 26 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave si shprehje e angazhimit për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qëllimin për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.