E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gropë karstike në Belsh, banorët shprehen të alarmuar

Një fenomen i çuditshëm ka krijuar panik tek banorët e Belshit. Një gropë karstike është shfaqur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Elbasan -Belsh, në fshatin Shalës, duke krijuar një bllokimim për automjetet, sidomios ato të tonazhit të rëndë.

Asfalti ka pësuar disa çarje prej rreth 10 metrash dhe e thellë prej një metër. Banorët e zonës thonë se ky është një fenomen i njohur per këtë zonë, por kësaj here ndihen më të rezikuar pasi çarja e tokës është krijuar shumë pranë banesave të tyre.
 

Tre vjet më parë në zonën e Belshit është krijuar një tjetër gropë e kësaj natyre me rreth 50 metra e thellë, ku si pasojë krijoi shumë probleme për banorët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›