E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, me strategji te re kunder korrupsionit

Lufta kunder krimit te organizuar eshte prioritet i Qeverise se Kosoves. Keshtu eshte thene sot ne konferencen "Strategjia Nacionale Kunder Krimit te Organizuar 2009 -2011", e organizuar nga qeveria e Kosoves. Perfaqesuesit e qeverise jane angazhuar se tash e tutje do te kete nje perkushtim edhe me te madh ne luften kunder korrupsionit.

Qeveria e Republikes se Kosoves ka prezantuar sot strategjine e luftimit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke shprehur perkushtimin e fuqishem per lufte dhe zero tolerance kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe ekonomise joformale.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka thene se dukurite negative, sikurse kudo ne rajon dhe ne bote, paraqesin pengese per sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Lufta ndaj tyre, sipas Thacit, eshte nder prioritetet me te larta dhe te perditshme te institucioneve shteterore te Kosoves.

"Qellimi madhor dhe strategjik i qeverise, te cilen e drejtoj une, eshte qe ta pergatise Republiken e Kosoves per te ardhmen e saj euro-atlantike, si anetare e plote e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ky qellim nuk mund te arrihet nese lejohet qe korrupsioni dhe krimi i organizuar te leshojne rrenje. Ështe e qarte qe kesisoj, vendi nuk do te mirepritej ne Evrope. Kjo do te ishte e papranueshme dhe e patolerueshme per institucionet dhe qytetaret e Kosoves", tha Thaci. Ai ka shtuar se perkushtimi i tyre eshte per nje te ardhme te sigurt per qytetaret e Kosoves si qytetare te Evropes. Ai ka pohuar se synimi i institucioneve per te luftuar fenomenet negative, si nje nder parakushtet per kete te ardhme, eshte i palekundur. "Per kete qellim, strategjia jone eshte fokusuar ne dy drejtime; e para, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes sone moderne, ne kemi forcuar dhe do te forcojme edhe me tej bazen ligjore anti-korrupsion; e dyta, ne duhet t'i implementojme keto masa ligjore ne bashkepunim me shoqerine civile dhe partneret tane nderkombetare. Me vendosjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves, ne llogarisim ne nje mbeshtetes te fuqishem ne kete lufte", ka thene Thaci.

Paraziti

Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, ka pohuar se institucionet e Kosoves jane adresa me e mire per luften kunder korrupsionit. "Ështe shfaqur nje gatishmeri e fuqishme, e plote ne luften kunder krimit te organizuar. Kjo eshte nje baze e mire dhe baza me e rendesishme per te vazhduar punen", tha ministri Pajaziti. Nga ana tjeter, zyrtare te Agjencise Anti-korrupsion dhe ata te Prokurorise se Kosoves e kane pershendetur iniciativen e institucioneve te Kosoves, duke thene se veprimet e tilla do te ndihmojne ne luften kunder korrupsionit.

Preteni

Hasan Preteni, nga Agjencia Kunder Korrupsionit, thote se Kosova ka nevoje per nje strategji te tille, por ka konstatuar se ne vend, se pari duhet te kete nje fuqizim me te madh te ligjeve. "Mendoj qe eshte nje nisme e mire, nje dokument qe i duhet Kosoves. Mirepo, ne anen tjeter, them qe eshte nje element shume i rendesishem qe nomenklatura e Kosoves te plotesohet me ligje. Duhet nje aktivitet me i shtuar qe dokumentet qe i punojme ne vete, te implementohen", tha Preteni.

Haxhimusa

Edhe kryetari i Gjykates Supreme, Rexhep Haxhimusa, thote se eshte i rendesishem hartimi i nje strategjie te tille. "Une mendoj se eshte mire qe nje dokument i tille te nxirret, sepse per nevojat e Kosoves lypset te mbyllen ceshtjet, te adresohen dhe te dihet se ku duhet te kerkohet llogaria", tha Haxhimusa. Sipas zyrtareve te qeverise se Kosoves, kjo strategji, sipas planit te parapare per partneritet evropian, duhet te jete e gatshme deri ne qershor te vitit te ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›