E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Ferideja: "Edi Rama me ka harruar, s'me telefonon"

Nene Feredija, e moshuara qe u shnderrua ne personazh publik nga lideri politik i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili mundesoi dhe lirimin e saj nga burgu, ku vuante denimin per kultivimin e bimeve narkotike, nje vit pas kesaj ngjarje jeton me nje brenge, ne shtepine e saj, ne nje fshat te Fierit. Rama, njeriu qe e mediatizoi ceshtjen e saj, nuk eshte kujtuar me per te, as per nje ndonje telefonate te pakten, sa per t'u cmallur, sic thote ajo. "Rama nuk me ka ndihmuar, ka harruar, ka hallet e tij edhe ai, s'jam interesuar qe ta marr ne telefon,e kam une fajin s'e ka ai", u shpreh Ferideja. Nene Ferideja u merzit me Ramen edhe kur ai e la ne harrese per disa muaj, ende pa dale nga burgu, duke thene se kryesocialisti e kishte perdorur historine e saj per perfitime politike. Sot e falenderon per ate c'ka bere, qe e ka nxjerre nga burgu, por i ben apel qe te kujtohet per gjendjen e saj sociale. "Kur erdhi puna une ngela prape ne burg, durova dy muaj e disa, 7 mars sa qe. Edi Rama, ai erdhi me makine te bukur qe me mori. Sa pati takatin shtrihu krahun. Une vajta me Ramen dhe nuk beri gje", tha me tej Ferideja. E moshuara 75-vjecare jeton me dy niperit, njerin prej te cileve e ka derguar ne shkolle, sipas keshillave te Rames, por halleve dhe peshes se viteve qe mban mbi vete, i eshte shtuar edhe malli per njeriun qe i riktheu lirine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›