E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta ne Shkoder, Fier dhe Gjirokaster

Nje tjeter proteste ne Veri te vendit eshte organizuar pasditen e djeshme prej banoreve te ketyre zonave, te cilet u mbeshteten nga deputetet socialiste te Qarkut Shkoder, Tom Doshi, Astrit Beci e Ilir Beqja. Ne rrugen nacionale qe lidh Shkodren me Koplikun, protesta e radhes me mbeshtetjen e deputeteve te Partise Socialiste ka sjelle edhe bllokimin perreth 30 minuta te rruges nacionale nga banore te fshatrave Bajze, Gruemire dhe nga Kopliku. Protestuesit jane shprehur te pakenaqur per vleresimet e bera, si demshperblime per tokat e tyre ku kalon rruga nacionale. Zyra e shtypi e selise roze njofton se nje tjeter problem, qe kane ngritur banoret e ketyre zonave, eshte shtrenjtimi i fatures se energjise elektrike. "Banoret protestues jane shprehur se faturat e reja te energjise jane te paperballueshme dhe ata duhet te heqin buken e gojes, per te paguar energjine. Shtrenjtimi i ujit eshte nje tjeter arsye pse e bllokuan ne shenje revolte, banoret rrugen nacionale Shkoder Koplik", thuhet ne njoftimin per shtyp te PS. Sipas tyre, shtrenjtimi i jeteses ne pergjithesi, i shton veshtiresite e ketyre zonave te varfra te cilat ngrene gishtin e akuzes drejt qeverise dhe kryeministrit. Nderkohe protesta per uje, drita dhe investime, ka pasur edhe ne Gjirokaster e Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›