Protesta kunder Bekimit

Artisti nga Gjilani Bekim Korca ka performuar ne shenje te proteste ne ambientin e Galerise se Arteve ne Gjilan por aktiviteti i tij artistik nuk eshte pritur mire nga vendasit
Nje ekspozite mjafte interesante e fokusuar me shume ne performance e qe kishte shenja te protestes u hap para pak ditesh ne Galerine e Arteve ne Gjilan. Artisti Bekim Korca ekspoziten e ka titulluar Ne ju ata ose ato e cila ka per qellim zbardhjen e problemeve te cilat qendrojne ombrelle mbi artistet konceptual te Kosoves. Piktori Korca pa asnje hezitim dhe me leje nga Departamenti i Kultures ne Gjilan ishte futur mu ne kete ambient dhe neper muret e kesaj galerie ai ka sperkatur me nje Spray ngjyre te kuqe ku kishte krijuar disa vija me poteza mjaft shperthyese ekspresive duke u puqur me ate abstrakte. Por qellimi nuk ishte fare abstrakt ishte konkret i thjeshte kryengrites mbi udheheqesit kulturor te cilet dedikojne nje hapesire-korridori per krijuesit e ardhshem te artit postmodern. Pa asnje skepticizem Korca neper muret e Galerise kishte shkruar Spital Hospital dhe Bolnica kjo nenkupton nje hapesire me nje imazh te ftohet e cila identifikon hic me shume se nje spital jo per te cmendurite por per artiste te cilet premtojne me vlerat e veta por ju mungon hapesira e duhur. Spitali ne te cilen mungojne shtreterit pasqyron nje hapesire te ngushte te manget fyese per krijuesin. Artisti na paralajmeron se shoqeria kolektivi eshte ai qe krijon dhe ne te njejten kohe eshte shkaterrues i premtimeve te shpresave te medha te artistit individual. Me kete kuptojme qe turma ka fuqi dhe magji shkaterrues e qe i ngjan nje makinerie te pameshirshme ndaj individit krijues. Korca ne pranine e te pranishmeve ka zhvilluar performancen me nje pompozitet dhe me trajta te ndryshme te formave. Vulgariteti ashpersia verehet permes vijave zigzage te pakontrolluara nga egoja si duket artistin rremben nje emocion i padrejtesise qe u eshte bere andaj me ritmin e sperkatjes ai demaskon kete element. Po ashtu edhe vendosja e maskave tek publiku ka nje koncept te thelle me plot kuptim. Nuk na vije rastesisht kjo por ne forme simbolike ai identifikon hapesiren e ofruar si nje depo me mbeturina ne te cilen sa here qe futesh duhet te jesh i mbrojtur. Por pergjegjesit e kesaj hapesire nuk jane ndare te kenaqur me prezantimin protestues te artistit madje ata kane akuzuar kete lloj performance duke ditur se ne art liria eshte e shenjte dhe shprehja eshte e pa kufizuar. Ata kane denuar rende artistin nga i cili kerkojne qe ta paguaje kete denim sepse sipas tyre kjo performance i takon llojit te denimit. Madje pergjegjesit e galerise jane drejtuar tek policia e Kosoves te merret me rastin e artistit Korca duke pohuar se ka demtuar objektin e galerise. Me kete vullnet te lire dhe guxim te shenjte Korca na tregon se qellimi i artistit eshte te futet ne sekretet me te medha te shtetit ekonomise kultures biznesit dhe ti pasqyroje padrejtesite ndaj individit te pambrojtur. Nuk ekziston mur ndalues ndaj artistit fuqia magjia e artistit te sinqerte eshte arma me depertuese dhe triumfuese kete gje ai e deshmon konkretisht me artin e tij te sinqerte.