E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama- Basha Shqiperia nuk prodhon euro false

Tirane- Eurot false kane pasur tendence per tu futur ne qarkullim ne vendin tone por nuk jane prodhuar dhe fabrikuar ne Shqiperi. Kete fakt e kane bere te ditur kryeprokurorja Ina Rama dhe ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate konferences Jug - Lindore te 8-te te Euros. Ne kete konference moren pjese eksperte nga gjyqesori policia dhe bankat qendrore te 20 vendeve evropiane. Ne fjalen e saj kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se ne Shqiperi nuk jane konstatuar raste te prodhimit te monedhes euro false por eshte konstatuar tendenca per te hedhur ne qarkullim euro false te prodhuara jashte territorit te vendit tone. Sidoqofte ky evidentim nuk e ul vigjilencen tone si institucion dhe angazhimin per te ndjekur me prioritet maksimal raste te kesaj natyre. Sipas Rames nga rezultatet e dy viteve te fundit per vepren penale te falsifikimit te monedhave ka pasur nje rritje te bashkepunimit ndermjet strukturave te zbatimit te ligjit. Gjithashtu sipas saj ka ardhur ne rritje edhe perdorimi i metodave speciale te hetimit rastet e fillimit te hetimit per kete ceshtje si dhe dergimi per gjykim i atyre personave qe akuzohen per falsifikim te euros. Kjo veper penale hetohet nga Njesite e Perbashketa Hetimore prane 7 prokurorive kryesore te vendit. Nga ana e tij ministri i Brendshem Lulzim Basha pjesemarres ne kete konference deklaroi se Shqiperia deri sot ka sherbyer per subjektet kriminale si vend destinacioni per hedhjen ne qarkullim te euros se falsifikuara. Basha sqaroi se falsifikimi i monedhes euro eshte nje dukuri kriminale qe ndikon negativisht ne menyre te drejtperdrejte ne sistemin financiar e te kreditit te vendeve te eurozones por dhe te vendeve te tjera ku kjo rezerve monetare luan nje rol te vecante. Sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shqiptare malazeze kosovare e maqedonas-tha dje Basha. Ministri theksoi se vitet e fundit qeveria ka ndermarre hapa te rendesishem per reformimin e gjithanshem te Policise se Shtetit me qellim qe tju pergjigjet ne menyre sa me te pershtatshme dhe efektive sfidave aktuale dhe atyre te se ardhmes ne fushen e rendit e sigurise ne vend. Basha tha me tej se ne Policine e Shtetit jane ngritur struktura policore te specializuara te cilat jane shtrire dhe funksionojne nga qendra deri ne njesite me te vogla policore te terrenit per te luftuar e goditur me sukses aktivitetin kriminal te falsifikimit dhe venies ne qarkullim te monedhave te falsifikuara. Mesohet se per goditjen e kesaj vepre penale pervec bashkepunimit me prokurorine nje bashkepunim i vecante eshte duke u kryer edhe me Banken e Shqiperise e cila jo vetem analizon teknikat dhe te dhenat statistikore per monedhat e falsifikuara por u krijon organeve te hetimit edhe lehtesirat e nevojshme per ndjekjen e procedimeve penale te kesaj fushe. Basha theksoi se vetem gjate vitit te kaluar jane dyfishuar rastet e evidentuara per falsifikim monedhash ne krahasim me vitin paraardhes ndersa gjate 9 muajve te ketij viti jane sekuestruar euro te falsifikuara ne nje vlere te barabarte me ate te sekuestruar gjate 5 viteve paraardhese.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›