E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Gabimi i se majtes qe srrezoi Berishen me 2007

Kryetari i Partise Social Demokrate Skender Gjinushi shprehet se e vetmja zgjidhje per situaten politike ne vend eshte krijimi i nje qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme. Ne nje interviste per gazeten Koha Jone kreu i PSD-se analizon gjithe zhvillimet politike duke theksuar se zgjedhjet jane nje zgjidhje per shkak te problemeve ne LSI levizjeve brenda vet PD-se dhe korrupsionit per te cilin akuzohet gjithe mazhoranca. Gjinushi paraqet dhe skemen sesi do te detyrohet kryeministri te pranoje kushtet e opozites. Ai shprehet se do te perdoren protestat dhe theksimi gjithnje e me teper i korrupsionit dhe krizes ekonomike. Sipas Gjinushit te dyja keto zhvillime do te sjellin dhe dobesimin e qeverise. Por duke u ndalur ne oferten e mazhorances per Kodin Zgjedhor dhe mundesite e humbura te opozites per te rregulluar ligje Gjinushi shprehet se e majta nuk beson me te garancia per zgjedhje. Ne kete pike ai pranon se e majta ka bere dhe gabime gjate rruges se saj. Opozita ka vetem nje pergjegjesi qe nese do e kishte larguar Berishen qe ne 2007-en do i kishte marre vizat qe ne vitin 2009 thote ai.
Keni qene nder te paret qe keni kerkuar zgjedhje te parakohshme. Duke pare zhvillimet e fundit mosgjetjen e nje zgjidhjeje per krizen dhe levizjet e deputeteve ne grupet parlamentare sa mendoni se eshte opozita larg qellimeve te saj
Jemi me afer se kurre. Qe pas zgjedhjeve te qershorit kushdo qe di te lexoje ne politike do te lexonte vetem zgjedhjet e parakohshme. E para sepse Shqiperia nuk kapi standardet zgjedhore dhe vendi nuk mund te rrije te prese kater vite per te kapur standardet. E dyta sepse kemi nje mazhorance te paqarte te pambeshtetur ne popull. Kemi nje rezultat zgjedhor qe si dha shumicen asnje pale pavaresisht nga manipulimet dhe deformimet dhe ne cdo demokraci normale kjo do te impononte bashkeqeverisje deri ne zgjedhjet e reja. Qeverisje qe do te bente reforma te rendesishme dhe do te realizonte heqjen e vizave do te merrte statusin e vendit kandidat per ne BE dhe do e conte vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme per here te pare ne menyre te plote pas 20 vitesh. Kurse tani arsyet per zgjedhje te parakohshme jane shtuar sepse mazhoranca ka ardhur duke humbur legjitimitetin. U denoncua krushqia me LSI-ne. Pra 71-shi i votave u be nga lidhja me LSI-ne. Lidhje qe ishte politikisht qe ne fillim e pamoralshme. Ishte nje levizje ne kundershtim me voten e popullit sepse mandatet LSI-se ju dhane per te hequr Sali Berishen dhe jo per rikonfirmimin e Berishes. LSI-ja ne dukje ka qene me kritike ndaj Berishes dhe sic tregojne dhe deponimet e te penduarit te fundit Dritan Priftit formalisht edhe kjo aleance nuk ka qene gjoja per te zgjidhur nje krize. Por ka qene pazar sepse del qarte qe ky ka qene nje negocim nen tavoline qe eshte bere vetem per te integruar korrupsionin dhe jo per te integruar Shqiperine. Pra LSI-ja demaskohet para opinionit publik si nje parti me disa individeve te korruptuar si pjesa me e korruptuar e se majtes e cila pastaj me parate e te majtes pra parate e korrupsionit kerkon qe ta hedh balten mbi te tjeret. Po me keto para mori votat po me keto para lidhi kete krushqi te rreme me Sali Berishen. Mjafton vetem denoncimi i bere nga LSI-ja brenda vetes per te rene 71-shi i votave per te prishur kete krushqi te bere me 30 qershor pas zgjedhjeve. Me tej kemi akoma faktin qe mazhoranca ka rene sepse ka thelluar implikimin ne korrupsion. Nese kjo shumice ishte e korruptuar deri ne 2009 ky vit eshte shoqeruar vetem me skandale. Me skandale te Armo me skandale te energjia elektrike me permbytje ne Shkoder me mbyllje te Gerdecit me mbyllje te Durres-Kukes dhe me mbyllje te ceshtjes se seksereve deri te implikimi ne mafia. Tashme nuk eshte lidhur vetem me mafian ballkanike qe eshte vertetuar por dhe me ate Italine pra me tere strukturat me te rrezikshme te krimit te organizuar. Dhe me gjithe keto eshte dhe fakti tjeter qe eshte vertetuar se brenda kutive ka nje realitet tjeter. Mos hapja e kutive te votimit tregon qartazi dorezimin dhe se shumica e pranon qe po te hapen kutite ajo duhet te iki nje ore e me pare.
Duke mbetur te korrupsioni edhe akuzat qe ka bere mazhoranca tregojne se as opozita nuk eshte me e paster
E majta ka qene gjithmone me e paster. Po te krahasosh korrupsionin e qeverise Berisha edhe me korrupsionin e qeverise Meta me te verteta dhe te thena te amplifikuara nga Berisha apo me akuzat e Berishes per kryemafiozin Nano atehere e majta duket amatore perballe korrupsionit te djathte. Pra ne kete pike e djathta e mund te majten me ekipet shpresa ne kete drejtim. Eshte vete Berisha qe ka bere nje amnisti te se majtes edhe per akuzat qe i ka thene vete. Vete ai tha se akuzat kane qene thjesht emocione fushatash dhe limonatra fushatash ne vend qe te hapte dosjet e te majtes qe sipas tij ekzistonin ku te gjithe prisnin se kush e di sa vete do te perfundonin burgjeve pasi ai kish futur kryetarin e opozites per bizele ne 1992. Qe te gjithe te majtet e akuzuar sot i ke aleate te Berishes Nano Meta Ceka Xhuveli e me radhe. Ka mbetur vetem PSD-ja qe ka qene konsekuente ne keto qendrime. Pra e djathta ska goje te krahasohet me te majten per korrupsionin. Jo me qe sic shihet Saliu ka ndihmuar ne pastrimin e se majtes sepse me te akuzuarit i ka marre ai. Ata qe kane qene ish-kryeministrat e se majtes sot i ke te gjithe te Sali Berisha. Tani atje eshte mbledhur ansambli babezia sepse ke tre kryeministra e ish-kryeministra dhe korrupsioni eshte bere vetem ne emer te tyre apo nen pergjegjesine dhe implikimin e tyre. Prandaj them se kjo qeveri nuk mund te luftoje korrupsionin. Po te vini re kjo qeveri nuk flet me as per kontrabande as per abuzime por merret vetem me lejet e bashkise se Tiranes sepse Berisha nuk mund te luftoje njerezit e Nanos te Metes dhe te vetet jo se jo. Pra i ka duart e lidhura per te bere ate qe i premtoi te pakten te djathtes qe do te shkulte korrupsionin qe perfaqesohej nga klani i Zemunit. Tani qe eshte bere mik me Zemunin tregon qe ai e ka humbur legjitimitetin e plote jo vetem ndaj atyre qe se kane votuar asnje here por edhe ndaj ketyre qe menduan dhe ia dhane voten per te shpetuar gjoja nga korrupsioni i se majtes.
Keto dite eshte folur shpesh per levizjet e numrave ne Kuvend. Si nje ish-drejtues Parlamenti mendoni se opozita ne Kuvend mund te beje nje mocion
Qeveria bie me te gjitha metodat demokratike. Se pari qeveria nderrohet me vote. Por vota ketu nuk funksionon. Duke mos funksionuar kjo qeveri u ngrit jo mbi vote por as me ate te lexuaren si vote populli eshte minus 50 mije. As me ate pehlivanllekun e Ilirit nuk quhet vote populli. Eshte vullneti i Ilir Metes nuk eshte vullneti i votuesve te LSI-se. Votuesit e LSI-se i dhane voten per te hequr Saliun. Ai behet me Saliun dhe me kete vote ai i heq ata nga puna te ndershmit. Te bleret qendrojne. Pra parimi demokratik eshte si nje godine shtepi e cila duhet ta kete qendren e gravitetit brenda territorit ku eshte ndertuar nese e ka jashte eshte e destinuar te bjere. Kjo qeveri e ka qendren e gravitetit jashte sepse nuk ka vote populli. Po te hapesh kutite del qe e ka akoma edhe me te thelle diferencen. I vuri cfurken LSI-ja por cfurka doli me e kalbur se qeveria. Kete cfurke e hoqi Dritan Prifti. E hoqi perplasja Meta-Prifti. Pervec kesaj ka humbur dhe me tej mbeshtetjen pikerisht nga thellimi i korrupsionit. Tani ka filluar dhe rrenimi nga brenda. Keshtu qe per te rrezuar nje ndertese te paligjshme perdoren dy metoda protestat qe i heqin dheun nga poshte pra mbeshtetjen qe thellojne renien e mbeshtetjes popullore eshte kriza ekonomike eshte kriza korruptive kriza institucionale. Te gjitha keto bejne qe njerezit te distancohen gjithnje e me shume dhe do te kerkojne zgjidhje tjeter dhe rrezimin nga brenda jane deputetet e PD te cilet nje dite do i kthehen programit te tyre. Te pakten pikes numer nje te programit qe do luftojme korrupsionin dhe te mos beheshin pjese e tij. Ne kete menyre ata distancohen edhe nga qeverite e majta edhe nga me e korruptuara e te gjitha koherave qe eshte qeveria aktuale. Prandaj dhe numrat po ikin nje nga nje dhe Saliu ka mbetur me 71. Brenda grupit te PD-se ka shume qe mallkojne veten qe i takojne kesaj shumice dhe presin momentin qe ta afrojne vendin ne zgjidhje politike.
Ky eshte nje skenar per levizje brenda numrave ne Kuvend dhe per te marre pushtetin ne tavoline. Por pergjate nje vitit ju dhe drejtuesit e tjere te opozites keni kembengulur per protesta te forta qe do te sjellin dhe rrezimin e qeverise. Kur do nisin protestat dhe si do te organizohen
Tani ka nje gje qe skuptohet ne Shqiperi kur e kerkon opozita pushtetin ne tavoline thone qe smerret pushteti ne tavoline e kerkon me protesta te thone smerret me protesta e kerkon me vote po dhe me vote se merr dot se ste lene. Te tria jane metoda demokratike qe kane funksionuar edhe me pare ketu. Nuk po shkoj shume larg por eshte dicka qe ka ndodhur ne sy te nderkombetareve dhe gjithe opinioni i njeh faktet e majta ka rrezuar qeverite e veta. Madje nga dy here secili prej kryeministrave te se majtes. Eshte filluar me Nanon me pas Majkon Meten dhe Majkon dhe Nanon. Pra ka qene nje cikel i tille qe ne tete vite jane shoqeruar me doreheqje kryeministrash dhe nje nga motivet ka qene korrupsioni. Edhe Nanos me 98 i eshte kerkuar doreheqja sepse prezumohej se kishte pergjegjesi ne mosluftimin e korrupsionit. Edhe e majta humbi zgjedhjet ne 2005-en per debatin qe behej ne deshtimin ne luften ndaj korrupsionit gjithnje duke pranuar se ishte shume here me mire gjendja se sa sot te e djathta. Ne rast se ne atehere kishim legjitimitetin e nderkombetareve per te kerkuar largimin e Metes apo te Nanos me 2005 nga nderkombetaret sot kemi nje legjitimitet akoma me te madh qe te kerkojme largimin e Sali Berishes per arsye te korrupsionit. Duhet kuptuar qe ne Shqiperi ka funksionuar doreheqja ka funksionuar ndryshimi i qeverive ne tavoline. Edhe zgjedhjet e parakohshme jane tashme te njohura 91 dhe 96 jane bere dy zgjedhje te parakohshme qe kane shpetuar vendin. Madje ne 91 zgjedhjet e parakohshme jane bere pak muaj pas zgjedhjeve. Krizat gjithmone imponojne zgjedhje te parakohshme. I vetmi qe se kupton kete eshte Sali Berisha. Por ai ka pervojen dhe e di se kur eshte nevoja per ndryshime ne qeveri dhe per zgjedhje nese perpiqesh qe ta mbash me zor atehere vetem agravon pasojat e largimit nuk e eviton dot largimin. Vetem pasojat jane me te renda sepse thellon krizen dhe ashperson luften politike ne menyre te panevojshme dhe bene qe Shqiperia te hiqet zvarre. Po te ishte zgjidhur kriza qe ne 2007-en te ishin bere zgjedhjet te parakohshme. Shqiperia do ti kishte hequr vizat qe ne 2008-en do ishte bere vend kandidat qe ne 2008-2009 dhe do kishte kapur standarde zgjedhore. Pra ne vetem vonohemi duke thene se zgjedhjet jane krize. Zgjedhjet jane zgjidhje krize. Nuk jane zgjedhjet qe provokojne kriza jane krizat qe provokojne zgjedhje. Nese mendoni se vazhdohet me nje qeveri qe nuk e lufton korrupsionin por e mbron korrupsionin nese mendoni se vazhdohet me nje qeveri qe i rivesh njerezit me imunitet dhe kur jane ne gjykim kjo do te thote te fillosh krizen. Ndersa zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme do te thote te pranosh nje qeveri te re qe mbeshtet ne elektorat garanton standardet zgjedhore dhe ofron vendin me BE-ne.
Opozita prej disa kohesh e lakon gjithnje e me pak ceshtjen e kutive. Ndersa deklaron se kerkon largimin e qeverise. Kjo shkon dhe ne linjen qe thate me lart per zgjedhje te parakohshme. Por me cfare Kodi do te behen keto zgjedhje dhe si do arrijne standardet
Eshte shume e qarte qe hapja e kutive u kerkua per te pare legjitimitetin e kesaj qeverie. Hetimi ne thelb nuk ndryshon rezultat por verifikon nese rezultati eshte i ligjshem. Me pas fillojne kompromiset apo negocimet politike per te ofruar zgjidhjen qe duhet ne baze te rezultatit qe del. Kjo eshte si te verifikosh themelet e nje shtepie qe dyshohet se jane bere keq. Pasi i sheh vendos se cfare do te behet. Mund te prishet e gjitha se smban ose e ndjen nevojen per ta forcuar. Berisha nuk pranoi kete. Ne modifikimin e Kodit e kemi bere 5 here me konsensus dhe gjithmone ka pasur probleme me zgjedhjet. Nuk ndalen shkeljet duke rregulluar Kodin duhet te rregullosh shkelesin qe eshte qeveria. Indirekt Berisha pranoi fajin duke mos hapur kutite. Sepse po u hapen ai e di qe ske cfare sheh lemerisesh. Ne plan te pare del heqja e shkaktarit jo rregullimi i Kodit sepse po ke kapur hajdutin nuk merresh me gardhin dhe deren. Per pasoje del ne plan te pare largimi i qeverise. Sepse largimi i saj mundeson berjen e transparences sepse kjo e ka penguar. Nje qeveri e u jep shpresen shqiptareve per nje standarde dhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme sepse ska interesa qe te fitoje njeri apo tjetri. Sepse nje qeveri si e sotmja e implikuar me afera dhe me te gjitha problemet e tjera patjeter qe ka interes per te vjedhur votat.
Ne kete situate ka zgjedhje lokale ne 8 maj
Partia jone eshte shume e qarte se qe nga 2005 nuk kerkohen me zgjedhje qe te jene nje hap para apo nje hap mbrapa. Tashme kerkohen zgjedhje vetem me standarde. Opozita ka pergjegjesi qe te garantoje zgjedhje me standarde. Standardet jane te nevojshme jo vetem ne politike ku do luhet me standarde.
Cfare masash duhen marre per te garantuar standardet. Mazhoranca u ka ofruar mundesine per te bere reformen zgjedhore
Po cfare oferte eshte kjo Ajo thote Shkruaj cfare te duash se ne fund ne do te vjedhim votat. Zgjedhjet arrijne standardet duke rregulluar Kodin Zgjedhor aq sa mund te pakesohen aksidentet duke rregulluar Kodin Rrugor. Ketu shkelen standardet jo prej Kodit nuk thoshte Kodi qe lejohet te vidhen votat as qe lejohet te votohet hapur edhe me familje edhe pa karta edhe ne emer te emigranteve dhe me thuaj nje nen se ne nuk po e zbulojme dot kemi 20 vite. Pra me thoni nje nen qe e do te ndaloje Saliun qe te vjedhe vota.
Por mund te rregullohet numerimi i votave komisioneret dhe nje sere ceshtjesh
Keto behen po te hapen kutite. Hapja e kutive do te tregonte se Shqiperia eshte e gjitha nje Ruzhdie. Gje qe do te thote se e vetmja arritje qe pritej pra identifikimi i votuesve me kartat e reja nuk ndodhi. Kjo qofte per rrethanat sesi u shperndane qofte dhe per menyren sesi u menaxhuan. Infrastruktura eshte e papershtatshme per te garantuar nje shqiptar nje vote. Me pas vjen numerimi dhe administrimi i votes. Ka nje fraze ne raport qe thote se nga 66 qendra numerimi ne 40 kishte njerez te paautorizuar ne 24 procesi drejtohej nga te paautorizuar. E di cfare jane keta qe drejtonin procesin te paautorizuar Keta jane grupet e te forteve. Dhe tani keta thone se ku ka prova per manipulim. Prandaj nuk eshte puna vetem te Kodi Zgjedhor. Kodi eshte me thjeshti mjaftojne vetem tre rreshta cdo person duhet te kete vetem nje mjet te sigurt identifikimi duhet te hedhe vetem nje flete dhe kjo duhet numeruar ne menyre te rregullt sic e ka hedhur. Ne te e para jemi gabim deri ne 70 per qind pra 30 me karta 70 pa karta ne numerim eshte gabimi 33 per qind. Me kete qeveri eshte e kote. Te provosh dhe nje here zgjedhje me Saliun i thone bjere dhe nje here pa te shohesh. Nuk eshte problemi vetem te zgjedhjet por pasiguria per kete qeveri vjen edhe nga korrupsioni dhe nga situata ku eshte vendi. Ai qe thuhej ne 2005-en do te shkulte korrupsionin e te majtes e nguli te vetja. Pra te shkulurit e te majtes i nguli te e djathta. Nuk ka ndryshuar Berisha sic thuhej ne vitin 2005 perkundrazi ka ndryshuar per keq se me pare korrupsioni edhe kur behej behej ne menyre te fshehte. Tani behet ne menyre te hapur. Por ka dhe nga ata qe thone hajde ta provojme edhe nje here ne zgjedhje Berishen. Une vet nuk hyj te ata qe kane deshire ta provojne prape me Berishen. Kjo eshte e thjeshte sepse zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane vetevrasje politike per Sali Berishen.
Ne takimin e fundit me Ramen ju deklaruat se do te nisin shume shpejt protestat. Mazhoranca e ka cilesuar kete si tentativen e fundit per te demtuar procesin e heqjes se vizave
Une se kuptoje pse eshte kthyer ne nje fushate kjo qe sapo thate. Edhe shqiptari me pak i interesuar per politiken keto gjera di ti kuptoje. Faktet jane kokeforta. Vendimi per heqjen e vizave per Ballkanin eshte marre ne vitin 2007. Pra eshte vendim politike. Nese me pare BE ishte hezituese per Ballkanin tashme heqjen e vizave e pane si domosdoshmeri. Kjo edhe per nje arsye tjeter pasi keto vende jane ne palce te Evropes dhe shumica e popullsise se tyre ka emigruar ne BE dhe ka me probleme dhe nxit me shume probleme embargoja e kufijve sesa hapja. Por ama hapja behet sa me e kontrollueshme. Mungesa e aftesise se qeverise ne kete pike u pa qe ne 2009 kur Serbi dhe Mali i Zi kaluan klasen. Berisha dhe Bosnja mbeti ne klase. Ku hyn opozita ketu Opozita ka vetem nje pergjegjesi qe nese do e kishte larguar Berishen qe ne 2007-en do i kishte marre vizat qe ne vitin 2009. Ketu po qe ka penguar opozita ne heqjen e vizave ky eshte demi i pare qe kemi bere. Vijme ne 2009 tha qe do hiqeshin vizat. Nuk u hoqen dhe erdhen tre kushte te reja qe kishin te benin me korrupsionin dhe gjera e. Ne asnje prej tyre nuk kishte faj opozita as per korrupsionin dhe as per te tjerat. Une nuk e kuptoje sesi mund te mburret Berisha qe eshte i fundit. Eshte e vertete se kur me qullici i klases kalonte kalucin gezonte gjithe klasa por qe mburrej vete qullaci kjo nuk ndodhte. Gezimi eshte me i madh kur dhe bilmezi arrin te beje dicka por jo te mburret qe jam i pari. Te njejten gje do te thosha dhe per NATO-n se u be e qarte qe nuk u bene reforma. Vetem nese quan reforme Gerdecin apo reformen qe kerkon te beje tani ne SHISH. Keto dy institucione jane te vetmet qe kane te bejne me NATO-n. Madje e vetmja gje qe i thane ata ne lidhje me reformat Berishes eshte qe te mos beje asnje reforme. Pra te vetmen reforme qe i thane te beje eshte qe te mos i preke. Bisedoi Qamil Xhani

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›