Nënë Tereza e harruar, në 11 vjetorin e vdekjes
Njëmbëdhjetë vjet pas ndarjes nga jeta të Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza, Shqipëria nuk bën asnjë aktivitet në përkujtim të saj. Për këtë ka reaguar Partia Demokristiane e Shqipërisë, përmes nënkryetares Aida Joanidhi, e cila e quan të pavend heshtjen në përkujtimin e kësaj figure nga ana e shtetit shqiptarë e në veçanti të Ministrisë së Kulturës. Sipas demokristianëve, çdo komb në botë do të ishte krenar për përkatësinë kombëtare të Nënë Terezës, ndërsa vendi ynë, sipas nënkryetares së PDK, vazhdon të mbajë në institucionet më të rëndësishme individë që kanë sulmuar përkatësinë kombëtare të Nënë Terezës duke e quajtura atë vllehe të Maqedonisë.Para 11 vitesh , me 5 shtator të vitit 2007 u nda nga jeta Nënë Tereza, e cila shërbeu gjatë gjithë jetës së saj si misionare e bamirësie kudo në botë.