E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dërgon më shumë trupa në Irak

Një grup prej 120 ushtarësh kanë  lënë Shqipërinë për tu nisur në Irak ditën e enjte, për tju bashkuar edhe pjesës tjetër. Me këtë grup numri i ushtarëve në Irak shkon në 240 vetë.

“Shqipëria ndihet krenare për paqeruajtësit dhe bashkëpunimin me SHBA-në” – tha kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e largimit.

Shqipëria kishte 120 trupa që shërbenin për komandën amerikane në Mosul në Irakun jugor. Trupat e reja do të shërbejnë në një pjesë tjetër të Irakut, sërish nën komandon amerikane.

Shqipëria ka marrë pjesë në misionin e BE-së në Bosnje, misionin e NATO-s në Afganistan dhe misionin e SHBA-së në Irak.

Vendet e Ballkanit lindor kanë dërguar trupa edhe në Chad dhe Afrikën Qëndrore nën misionin paqeruajtës të BE-së.

Shqipëria sëbashkur me Kroacinë, nënshkruan protokollin e bashkimit me 26 vendet e  NATO-s në muajin Qershor pasi morën ftesën në muajin Prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›