E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i pesticideve i pakontrolluar

Sasi të mëdha pesticidesh importohendo vit në Shqipëri për fermerët. Në disa raste tregtarët kanë tentuar të abuzojnë me cilësinë e tyre, çka do të sillte pasoja për konsumatorët dhe fermerët. Sipas autoriteteve përkatëse janë mbi 300 lloje pesticidesh që importohen çdo vit.

Kristaq Nicaj, përgjegjës i sektorit të mbrojtjes së bimëve thotë se: “Në të gjithë vendin janë mbi 300 pika të shitjes me pakicë, dhe rreth 20 importues të rregullt, çka bën të vështirë kontrollin e këtij tregu”. Në sektorin e mbrojtjes së bimëve bëjnë të ditur se ka pasur raste kur tregtarët kanë abuzuar me cilësinë e pesticideve, por ata janë bllokuar dhe lëndët e rrezikshme nuk janë lejuar që të shiten.

Kryesisht importet e pesticideve vijnë nga Italia Gjermani, dhe vendet fqinjë. Në Shqipëri prodhohen shumë pak prej tyre, dhe më së shumti në mënyrë artizanale, duke përzier kimikate të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›