E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatori McCain kandidat për president

Republikani John McCain e konsideroi veten e tij si një reformator të pavarur gjatë një takimi madhështor të Konventës së Republikanëve. “Ndryshimet po vijnë” – tha ai duke premtuar se do të hapë miliona vende punë duke zhvilluar burimet e reja të energjisë.

“Ne do të godasim problemet në çdo anë. Do të prodhojmë më shumë energji” – tha ai.

Senatori republikan Xhon Mekein pranoi mbrëmë emërimin e Partisë Republikane për kandidatin presidencial me thirrjen për ndryshime dhe kërkesën për mbështetjen e kandidaturës së tij nga republikanët, të pavarurit dhe votuesit e pavendosur.

Senatori Mekein foli kundër shpenzimeve të mëdha, mungesës së efiçencës, kundër vënies së vetvetes para vendit dhe u zotua se ky pejsazh do të ndryshojë në qoftë se ai zgjidhet president në nëntor.

Zoti Mekein e mbajti fjalimin në ditën e fundit të kuvendit të partisë së tij në Shën Pol të Minesotës, që e emëroi atë si kandidatin e partisë për president dhe Guvernatoren e Alaskës, Dara Pejlin si kandidate për zv/presidente.

Senatori veteran nga Arizona vuri në dukje bashkëpunimin e tij me demokratët dhe u zotua ta vazhdojë atë edhe si president, dhe madje, t'i japë fund përplasjeve partiake në Uashington.

Zoti Mekein tha se ka një ndryshim të madh mes tij dhe rivalit demokrat Barak Obama. Ai tha se e respekton dhe e admiron zotin Obama, por vuri në dukje se  Senatori Obama synon të ngrejë taksat dhe të shtojë shpenzimet qeveritare.

Senatori Mekein mbrojti shtimin e trupave në Irak, duke thënë se ai vendim i shpëtoi Shtetet e Bashkuara nga disfata që do ta kishte demoralizuar ushtrinë. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›