E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prill të 2011-s nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht - Pas 30 vjetësh,  më në fund do të fillojë regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Kjo do të ndodhë nga fillimi prillit të vitit 2011, ka thënë ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, ka raportuar KTV. Për këtë, sipas ministres Tahiri, është krijuar dhe Fondi i Mirëbesimit, i cili do të grumbullojë mjete nga donatorët e vendit dhe ndërkombëtarë për regjistrimin e popullsisë. Për këtë është zotuar se do të kontribuojë edhe Komisioni Evropian me 2.5 milionë euro. Nga ana tjetër, zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës kanë thënë se popullsia do të regjistrohet si rezidente dhe jorezidente. Ndërsa, në kohën kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë, nga 1 deri më 15 prill 2011, qytetarët është mirë të jenë të shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›