E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza fiton përmendore edhe në sheshin e Shkupit

Në sheshin "Maqedonia" në Shkup pasdite u shënua fillimi i realizimit të projektit për vendosjen e përmendores së nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Përmendorja do të jetë dhuratë nga kompania "Sahar India", e biznesmenit indian Subrata Roj, i cili prej dje po qëndron për vizitë në Maqedoni, shkruan ina.

Përmendorja do të ngrehet në përkujtim dhe në nder të punës së humanistes shqiptare nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu, e cila misionin e saj për ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve e kryente në Kalkuta të Indisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›