E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryemadhi: Paratë e qytetarëve të Tiranës po i ha administrata e Bashkisë

>Gjatë  takimit të  djeshëm në  Pallatin e Kongreseve,  kryetarja e grupit të këshilltarëve të LSI-së pranë Këshillit Bashkiak, Monika Kryemadhi në  fjalë n e saj u shpreh se prej dy muajsh qytetarët janë të shqetësuar me të drejtë se ku po shkojnë paratë e tyre. Ajo renditi një sërë arsyesh se pse LSI-ja nuk votoi buxhetin e 2008-ës për Bashkinë e Tiranës. "Buxheti bashkisë për 2008-ën ishte 98.8 milionë euro. Shpenzimet e administratës së bashkisë janë më të larta se sa kostoja e gjithë qytetarëve të Tiranës", tha Kryemadhi. Sipas saj, nuk dihen arsyet se pse nuk po ndërtohet Unaza e Madhe, por edhe pse nuk po ndërtohen banesat e të pastrehëve. "Duam të dimë se sa fusha sporti do të ketë për fëmijët tani, dhe cilat do jenë rrugët që do ndërtohen përfundimisht, pa pasur nevojë për rikonstruksion pas një viti", shtoi ajo. Sipas Kryemadhit është kërkuar një sqarim nga Bashkia e Tiranës për të bërë publik buxhetin e saj për 2009-ën dhe ky sqarim është i bazuar në ligj. "LSI kërkon të dijë se ku do të shkojnë 19 milionë euro për 2009-ën", vazhdoi Kryemadhi. Kryemadhi theksoi se buxheti i bashkisë nuk do të fshihet më sepse LSI-ja do të bëjë të mundur që buxheti të bëhet transparent për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›