E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë Tereza, shtatore pranë Luter Kingut në Ohajo të SHBA-së

Ohajo, 24 korrik NOA-Shtatorja e Nënë Terezës do të vendoset në sheshin Rockefeller Park Greenhouse, afër me statujën e Martin Luther Kingut, në bulevardin në mes të rrugës St. Clair Avenue dhe I-90 në Cleveland.

Autoritetet e Qytetit të Cleveland të Ohajos kanë miratuar kërkesën e komunitetit shqiptar në këtë qytet për të vendosur, në parkun më të madh të quajtur Rockefeller Park - Cleveland Cultural Gardens, shtatoren e Nënë Terezes, ikonës shqiptare, nobelistes dhe bamirëses me famë botërore.

Dy anëtaret e këshillit bashkiak të qytetit Cleveland, Dona Brady, dhe Anila Coniku Nicklos, ishin iniciatoret e ngritjes së shtatores.

Dona Brady, është shprehur e lumtur që komuniteti shqiptar është paraqitur me një kërkesë të tillë.

Shqiptarët do të jenë krenarë pasi do të kenë një simbol të tyre në parkun multi kultural të qytetit tonë. Është edhe në nderin e qytetit, që edhe komuniteti shqiptarë të ketë, statujën e Nënë Terezes, ikonës shqiptare, dhe humanistes me famë botërore, theksoi Brady.

m.i/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›