E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë e bijë pajtohen pas 20 vjetësh në gjykatë

Gjykata Komunale në Suharekë ka arritur t’i pajtojë Nazmije Muqën me vajzën e saj, Mirlindën. Ato nuk kishin kontakte qe mëse 20 vjet. 

Pas vdekjes së bashkëshortit, Nazmijes nuk ia kishin lejuar kujdestarinë e vajzës, raporton gazeta JNK.

Por, gati dy dekada më pas, Mirlinda ka bërë padi ndaj nënës, duke kërkuar më shumë se 60 mijë €, që ajo beson se i kishte marrë në emër të saj si kujdestare, nga shteti italian. Ato janë përqafuar dhe kanë arritur pajtim gjyqësor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›