AAK shtrin rrënjët në Drenas

150 qytetarë të komunës së Drenasit janë anëtarësuar në partinë e Ramush Haradinajt, Alenancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Në tubim i pranishëm ka qenë deputeti dhe vëllait i liderit të partisë, Daut Haradinaj dhe kryetari i të rinjve të AAK-së, Gent Begolli.
Anëtarët e rinj thanë që do t'i përkushtohen anëtarësimit në politikë dhe do të punojnë për të mirën e Drenasit me AAK-në.
Komuna e Drenasit njihet si bastioni i PDK-së, deri tani./Indeksonline/