Shemsi Veseli më i votuari

Është zgjedhur Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së për Prishtinën.
Pas numërimit maratonik të votave, më i votuari doli Shemsi Veseli ka 155 vota, pas tij është Lirak Çelaj me 152, Bujar Cakolli 148 si dhe Memli Krasniqi me 132 vota.
Shemsi Veseli ka thënë për Indeksonline se procesi është shumë transparent.
“Çdo gjë ka shkuar në rregull, është shoqëruar me garë të mirëfilltë”, ka thënë Veseli për Indskonline derisa ka treguar se po rrinte i shoqëruar me Memli Krasniqin.
Kurse, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se procesi është shembull i demokracisë.
“Është gara më demokratike që ka mundur të ndodhë, i gjithë procesi është shembull për të gjitha partitë e tjera”./Indeksonline/