Ejup Qerimi në konflikt interesi

Gjykata e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë ka vendosur përfundimisht se kryeshefi i Postës dhe Telekomit së Kosovës është në konflikt interesi, duke mbajtur postin e kryeshefit të PTK-së dhe atë të anëtarit të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.
Ejup Qerimi duhet gjithashtu të paguajë edhe dymijë euro gjobë, por nuk duhet të japë dorëheqje nga dy postet publike për një periudhë tremujore, siç kërkonte shkalla e parë. Sipas aktvendimit, Ejup Qerimi nuk ka të drejtë ankese.
Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me Ejup Qerimin, por ky i fundit ka qenë i pakontaktueshëm./Indeksonline/