E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN verifikon rajonin, vetem Shqiperia me rritje

Situata makroekonomike ne vendet e rajonit edhe tremujorit te trete vitit 2009,
eshte perkeqesuar me tej dhe ritmet e renies ekonomike kane qene me te pershpejtuara
krahasuar me tremujoret e tjere. Ne te gjithe vendet fqinje, duke perfshire edhe Italine dhe Greqine ekonomia ka shenuar renie, pervec Shqiperise. Sipas te dhenave zyrtare te FMN-se te cilat jane publikuar nga Banka e Shqiperise, rritja ekonomike e vendit tone per nentemujorin rezultoi 4.9 per qind, kundrejt vleres 7.8 per qind te shenuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne terma sektoriale, sektoret qe kane perfituar me shume nga rritja ekonomike jane sektoret e sherbimeve dhe te ndertimit, nderkohe qe sektori i industrise ka pasur nje ecuri me problematike. Nderkohe qe aktiviteti ekonomik ne Itali vijoi te jete ne renie per te njejten periudhe. PBB-ja shenoi nje kontraktim prej 6 per qind ne terma vjetore, ku kontributin kryesor e dhane renia e investimeve agregate dhe e eksporteve. Ekonomia e Greqise, gjithashtu deri ne tremujorin e pare te vitit 2009, rezultonte me pak e prekur nga kriza financiare qe perfshiu vendet e tjera te Bashkimit Evropian. Megjithate, ne tremujorin e dyte u regjistrua per here te pare kontraktim i ekonomise vendase. Ekonomia e Turqise shenoi nje tkurrje vjetore prej -7 per qind ne tremujorin e dyte te vitit 2009, pas nje renieje prej -14.3 per qind ne tremujorin e pare. Ndersa sipas vleresimeve te FMN-se, ekonomia e Kosoves shenoi nje rritje prej 5.4 per qind ne vitin 2008, ndersa ne vitin 2009 pritet te bjere ne 3.8 per qind, per te pesuar serish nje rritje ne vitin 2010. Rritja do te mbeshtetet ne shpenzimet konsumatore dhe investimet. Inflacioni vjetor ne Kosove vijoi te shenoje vlera negative, duke arritur ne -2.7 per qind ne muajin shtator 2009. Prapa ketyre zhvillimeve qendrojne reniet e cmimeve te ushqimeve dhe te atyre te aplikuara ne transport. Nga te dhenat krahasimore, me rajonin dhe me gjate te disponuara nga FMN konfirmohet edhe njehere se treguesit makroekonomike, te Shqiperise qe lidhen me inflacionin, rritjen ekonomike dhe papunesine jane me te ekuilibruar se ne vendet e tjera te Ballkanit dhe Evropes.
Eurozone, tkurrja e ekonomise 4.8%
Aktiviteti ekonomik ne Eurozone pas dy tremujoresh me nje tkurrje te shpejte, ne
tremujorin e dyte te vitit 2009 shenoi nje ngadalesim te ritmeve renese, vetem me -0.2
per qind, krahasuar me nje tremujor me pare. Ne terma vjetore, PBB-ja e Eurozones
pesoi nje renie prej 4.8 per qind, e krahasueshme me ate te tremujorit te pare te ketij
viti. Frenimi i renies se aktivitetit ekonomik vleresohet te jete ndikuar nga kontributi
pozitiv i aktivitetit tregtar, ku eksportet kane rene me pak se importet. Rritja e lehte e
shpenzimeve konsumatore frenoi tendencen renese te kerkeses se brendshme, e cila
shenoi nje ulje te lehte. Nga ana tjeter norma e papunesise ka vijuar ecurine rritese te nisur qe prej tremujorit te dyte te vitit te kaluar duke arritur ne 9.6 per qind per muajin gusht 2009. Kjo e fundit eshte vlera me e larte e ketij treguesi per dekaden e fundit. Prirja rritese e papunesise, e cila vijon te godase kerkesen, eshte shoqeruar nga renie graduale e inflacionit vjetor, i cili ne muajt gusht e shtator regjistroi vlerat perkatese -0.2 dhe -0.3 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›