E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra nis "revolucionin" ndaj parajses bankare

Ne Zvicer verehet nje ndryshim ne qendrimin ndaj sekretit bankar. Pervec Partise se Djathte Popullore, tani te gjitha partite e tjera jane per nje kooperim te gjere per pengimin e evazionit fiskal. Evazioni fiskal ne shkalle te gjere duhet te marre fund, thote Werner Messmer, politikan liberal nga kantoni Thurgau. "Presioni tani rritet ne ate forme, saqe ne duhet te ndryshojme qendrim. Nuk duhet te ndodhe, qe vendi yne te pasurohet prej njerezve, qe duan t'i shmangen pagimit te taksave ne vendin e tyre dhe ne kete menyre i sjellin te hollat ne vendin tone. Kjo nuk mund te jete e ardhmja". Shtoi. Dy, ndoshta tre bilione para te huaja, askush nuk e di me saktesi se sa, gjenden ne xhirollogarite e bankave te Zvicres. Qindra miliarda prej tyre jane para te fituara ne rruge ilegale. Me ndihmen e bankiereve zvicerane vetem gjermanet kane kaluar pa paguar ne zyren e tatimeve 100 miliarde euro. Urs Schealler, shefi i fraksionit te Kristiandemokrateve ne Keshillin Kombetar, kerkon qe bankat zvicerane te gjejne me ne fund nje model te ri per vete. Ai tha se ,"ne duam qe te konsiderohemi si qender bankare e cilesise se pare dhe jo te tregohemi gjithmone me gisht nga jashte shtetit, si strehe e evazionit dhe e arkave me para te papastra".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›