E Shtunë, 31 Tetor 2026

Umberto Eco ripunon Emrin e trëndafilit

Pas një ndërhyrjeje estetike, rivjen në shqip Emri i trëndafilit. Pak ditë më parë, shtëpia botuese Dituria ka ribotuar veprën më të njohur letrare të Umberto Ecos, por këtë herë bëhet fjalë për një vepër të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. Ky nuk është një rishkrim. Është një përmirësim kozmetik, por disa portrete kanë pësuar më shumë se një tualet, do të shprehej shkrimtari dhe studiuesi në një intervistë. Romani është ripunuar me kujdes, është ndryshuar, plotësuar por edhe lehtësuar nga disa situata që, pas kaq kohësh, autori gjykoi ti përmirësonte, nga disa citime në latinisht, që për lexuesin e zakonshëm ishin një shkëmb i vështirë për tu kacavjerrë. Kjo vepër, e konsideruar si një prej 10 romaneve më të mira të shekullit të kaluar, me rreth 30 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, u ribotua përsëri dhe u mirëprit, si gjithmonë, në të gjitha gjuhët kryesore. Emri i trëndafilit është vepra më e njohur e Ecos, në një kohë që është i pakundërshtueshëm kontributi që ai ka dhënë në fushën e teorisë letrare, suke sjellë një seri veprash në ndihmë të studentëve dhe studiuesve të letërsisë.

Titulli: Emri i Trëndafilit
Autori: Umberto Eco
Përktheu: Donika Omari
Shtëpia botuese: Dituria
Nr. i faqeve: 600
Çmimi: 1500 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›