FMN: Eurozona mund të preket nga një tjetër krizë
SHBA- Pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha sot se ‘disa shenja optimizmi janë rikthyer’ në ekonominë globale dhe se ka parashikuar një rritje pak më të shpejtë të saj sërish një tjetër krizë në Eurozonë qendron në horizont.
FMN ka rishikuar rritjen ekonomike botërore për vitin 2012, në 3.5% nga parashikimi i mëparshëm 3.3%. Por FMN-ja vuri në dukje se një tjetër krizë është e mundur të prekë ekonomitë e medha ‘të cilat përballen ende më frenat e rritjes’, raporton sot BBC.
Ndër të tjera FMN raporton se shpresat për përmisim dhe rritje janë shtuar. Eurozona kohet e fundit ra dakord për një kredi të dytë ndihme për Greqinë dhe ka krijuar edhe një fond të përshtatshëm shpëtimi, duke shpresuar të mbajë nën kontroll një krizë që po zvarritet për vite të tëra.
Përmisim i situatës ekonomike është shënuar sidomos në SHBA ku shkalla e papunësië ka rënë me 8.2%, norma më e ulët që prej vitit 2009, duke rritur shpresat për një shërim të ekonomisë më të madhe në botë.
‘Me kalimin e krizës dhe disa lajmeve të mira nga ekonomia amerikane shenja opitimizmi janë rikthyer’- tha FMN. Por thekson se rreziku për një krizë të tillë është ende shumë prezent. Dhe në këtë pikë, Spanja është i vetmi vend që rritja e saj është rishikuar edhe më e ulët në 2012-ën.
Papunësia në Spanjë është më e lartë në Europë, me një rekord 4.75 milionë të papunësh dhe gjysma e spanjollëve nën 25 vjeç s’kanë një punë. Të 17 vendet e Eurozonës priten të tkurren këtë vit por më pak se parashikimi i mëparshëm, duke u zgjeruar me 5.7% në vend të parashikimit 5.5%.
FMN e drejtuar aktualisht nga francezja Christine Lagarde parashikon përmisim të krizës por nuk shmang mundësinë e rikthimit të saj në Eurozonë.
Dorina Bilbili/IDEA/