E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri çek: CEZ të zgjidhë mosmarrëveshjet në Shqipëri

TIRANË- Kryeministri i Republikës çeke, Petr Necas në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Sali Berisha deklaroi se pret që kompania ceke CEZ Shpërndarje të zgjidhë mosmarrëveshjet e krijuara kohëve të fundit në tregun shqiptar, në mënyrë që të kthehet në investim suksesi.

“Dua të përmend që interesi jonë është që investimi i CEZ të jetë model i sukseshëm. Gjithashtu jam siguruar nga kryministri Berisha që edhe nga pala shqiptare ka interes që procesi të dalë i suksesshëm. Ne e dimë që ka pasur mosmarrëveshje dhe ne presim që të zgjidhen. Besoj se zgjidhja e kësaj situata do jetë kyce dhe sinjal i mirë edhe për Europën Perëndimore, pasi CEZ është një ndër 5 kompanitë e mëdha në të gjithë Europën. Berisha më ka siguruar që pala shqiptare do bëjë c’mos që problemi të zgjidhet”,- deklaroi kryeministri cek. 
 
Ndërkohë, pytjes nëse kompania CEZ ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e menaxhimit në Shqipëri, kryeministri Petr Necas sqaroi se një ndryshim i tillë ka “ndodhur para disa muajve dhe mendoj se do ketë ndryshim pozitiv”.

Nga ana e tij kryeministri Berisha shprehu besimin e plotë tek kapaciteti investues i CEZ, ndërkohë nënvizoi se gjatë takimit ka garantuar homologun cek për sukses të kompanisë në interes të konsumatorit shqiptar. Berisha theksoi se problemi i shkaktur nga CEZ është transparent ndaj edhe zgjidhja do jetë e tillë. 

“Lidhur me pyetjen tuaj mendoj se kanë arsye që kompanitë ceke të investojnë në Shqipëri. Dhe fakti aty ku krijohen probleme në mënyrën më transparente për zgjidhje më të drejta dhe të ndershme është në favor të kësaj që unë besoj. Problematika lidhur me CEZ-in dhe marrëdhëniet komplekse në Shqipëri është trajtuar nga të dyja palët gjerësisht gjatë kësaj periudhe, besoj se po shkohet drejt dhënies së përgjigjes më të mirë të problemeve. Kam besim të plotë në kapacitetet e mëdha investuese dhe menaxhuese të CEZ, si një koorporatë ndër më të mëdhatë në Europë dhe në mbështetjen që qeveria ceke i japin koorporatës për të investuar. Unë e garantova kryministrin se jemi për suksesin e CEZ dhe ramë dakort për të përgatitur një histori suksesi në interes të konsumatorëve shqiptar, në interesin më të mirë të koorporatës CEZ në Shqipëri”,- deklaroi kryeministri shqiptar. 

Kryeministri cek dhe ai shqiptar shprehën angazhimin e Cekisë dhe Shqipërisë në rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ndërkohë, shefi i qeverisë ceke nënvizoi se cështje kyce për vendin e tij janë investimet në erngjitikë dhe miniera.

Sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, krryeminsitri cek vlërësoi se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv, ndërkohë duke iu referuar eksperiencës së vendit të tij theksoi se kjo është një cështje që kërkon durim dhe vullnet. Nga ana e tij kryeministri Berisha deklaroi se i gjithë procesi duhet të bazohet në meritë dhe performancë.

AXHENDA E KRYEMINISTRIT CEK
Kryeministri i Republikës çeke, Petr Necas do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar, Sali Berisha. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Necas do të pritet nga Kryeministri Berisha, me një ceremoni zyrtare në kryeministri. Më pas, dy homologët do të zhvillojnë një takim tete a tete, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve, të kryesuara nga kryeministrat. Në përfundim të tyre, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Necas do të dalin në një konferencë të përbashkët për median. Gjithashtu në prani të dy kryeministrave, në Sallën e Marrëveshjeve të Këshillit të Ministrave do të nënshkruhet Protokolli i Marrëveshjes së ripranimit midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke. Kryeministri Berisha do të shtrojë edhe një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit Necas dhe delegacionit që e shoqëron. Ne vijim, Kryeministri Necas do të pritet në një takim, nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin Berisha, në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik çeko-shqiptar. Në prani të tyre do të firmoset edhe Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Vizita e Kryeministrit Necas është një kontribut i rëndësishëm në çuarjen më tej të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atyre ekonomike.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kryeministri cek: CEZ të zgjidhë mosmarrëveshjet në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›