Nënkryetari i PD, Astrit Patozi: “Votoni 44-ën dhe Berishën, vetëm kështu do ecim të gjithë bashkë përpara”

22-06-2013 / Gazeta 55
“Partia Demokratike ndryshoi me shpejtësi Vlorën, Sarandën dhe Delvinën duke investuar mbi 800 milionë euro në 8 vite. Shqipëria është vend më i respektuar, më dinjitoz në 8 vitet e qeverisjes sonë. Ne kemi ende rrugë për të bërë, për të arritur në projektin tonë të madh për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Është fantastike, është e jashtëzakonshme Tirana sot në këtë prag fitoreje. Ftoj çdo vlonjat, sarandjot, delvinjot, ftoj të gjithë demokratët, qytetarët pa parti por edhe socialistët e mashtruar që ditën e 23 qershorit të votojnë PD-në, të zgjedhin 44, të votojnë Sali Berishën se vetëm kështu ne do të ecim të gjithë bashkë përpara”.