Në Mirditë, kur hyni Partia komuniste
Një punëtor miniere, për arsye familjare pat bërë disa mungesa në punë.
Ky gabim i kaloi për shqyrtim gjykatës shoqërore që mbulonte atë ndërmarrje.
Çohu në këmbë e hiq kësulën - i tha ndihmësgjyqtari “shkelësit” të disiplinës në punë!
Në këmbë po çohem, po kësulen përse ta heq, pyeti ai?
O xhajo! Në gjyq hiqet kësula – shtoi gjyqtari.
Po mor po, edhe kësulën po e heqim. por një gja po më habit. Qysh se ka hi kjo parti, përditë në gjyq kemi qenë, po për kësulën nuk na kanë thanë gja...- do të shprehej ai si në mëdyshje. Në Mirditë, togfjalëshi “kur ka hí Partia” (Partia komuniste), apo variantet e tij; “qysh se ka hí kjo parti”, “atë vit si ka hí partia”, etj. është përdorur për të rrëfyer ngjarje ndodhura në harkun kohor që përfshin (fundin e ’44-s e vitin 1945), gjatë të cilit u hodhen themelet e shtetit diktatorial në Shqipëri.
Dikush tregonte për fshatin e tij se “atë vit si ka hí partia”, krejt burrat patën dal në mal. Po atë vit, komunistët kanë djeg me benzinë në qendër të rrethit një nga djemtë e bajraktarit të Kthellës. Dëshmitarë okularë rrëfenin se në verën e vitit të dytë mbasi “ka hí partia”, njerëz me uniformë ushtarake të ardhur nga Tirana, kanë pushkatue para popullit pa gjyq dy kryetarë të këshillave nacinalçlirimtarë të fshatrave Kodër-Rrëshen e Perlat. Po atë vit, partizanët ende pa mbarue mesha, ekzekutuen një djal të ri, në oborr të Kishes së Oroshit. Për një tjetër djal të ri tregohet: Mbasi e morën nga shtëpia e tij, për ta dorëzuar në qendër të rrethit, gjatë rrugës ndërsa pinte ujë me lejen e tyre tek një burim, e vranë pas shpine, me pretekstin se tentoi të arratisej.
E kështu me radhë janë numëruar atëherë e mbahen mend edhe sot me dhjetra e qindra dëshmi rrëqethëse të kësaj natyre, sa në një fshat në tjetrin, sa në një ditë në tjetrën. Me moton e luftës kundër “reaksionarëve”, shteti komunist, nëpërmes strukturave të posaçme të tij, e vazhdoi pa ndërprerje luftën kundër mirditasve që mendonin ndryshe për komunizmin edhe pas nëntorit të vitit ’44. Partia-shtet, ekzekutoi kundërshtarët pa asnjë lloj gjyqi, duke ushtruar mbi ta mënyrat më çnjerëzore që kishte njohur historia e njerëzimit, me vrasje pas shpine, me varje në litar, me djegie të kufomave, me kazëm pas koke, etj, si në kohën e ndëshkimit të zezakëve nga Linçi në shek. XVII- të në Amerikë...
Situata të kësaj natyre, qofshin këto të krijuara edhe nga anomalitë natyrore, me pasojë vdekjen në torturë të njerëzve të pafajshëm, populli i ka klasifikue: Ditë gjyqi. Në atë periudhë terrori e dhune të paparë, të tundimit fizik e psikologjik të njerëzve të thjeshtë, pothuajse të gjitha ditët e javës, të muajt e të vitit ishin të tilla ngjasonin: ditë gjyqi.
Këto kishte parasyshë personi i cili ngurroi të hiqte kësulën në gjyq, me arsyetimin se “se ka hí kjo parti(Partia komuniste), përditë në gjyq kemi qenë, por kësulën nuk na e kanë heq...”.
Shfaqjen kriminale të partisë-shtet, sikur shihet, populli me intuitë të mprehtë e ka shprehur me foljen “ híni” dhe jo “erdh” partia. Ka qenë një artikulim i natyrëshëm i bashkëbiseduesve, përfshirë këtu edhe vetë pushtetarët - komunistë naivë. Natyrisht ata nuk dinin dhe as nuk mund të parashikonon se në fjalorin e Gjuhes shqipe, për njërin nga kuptimet e kësaj folje do të shkruhej: HY/J jokal., ~ RA, ~ RË. Futem a depërtoj në një vend ose në një hapsirë ( e prek, e shkel a e pushtoj)... fq.704.
Kësisoj populli ka lënë të kuptojë se komunizmi nuk erdh si pranvera me gjeth e me lule, apo si Demokracia me lirinë e fjalës, të mendimit, të besimit e të pronës. Ai hyni si dimri i egër që të ngrin gjakun e të futet thellë në palcë, hyri si shkelës, si pushtues, si vrasës i pamëshirshëm i kudërshtarëve politikë. Me 22 mars 1992, shqiptarët e rrëzuan me votë plebishitare komunizmin. Në vitin 1997, Partisa socialiste (ish-partia komuniste), me revolucion leninist, u rikthye në pushtet dhe qeverisi për tetë vjet rradhazi.
Sot, pas 22 vjet demokraci, etja e shfrenuar për pushtet ua ka errësuar shikimin disa pinjollëve të diktaturës komuniste me në krye të gjatin me probleme psikike, Edvin K. Rama. Më 21 janar 2011, social-komunistët u orvatën të hyjnë e të rrëmbejnë me forcë institucionet e shtetit demokratik. Shqiptarët dhe krejt bota e kanë parë këtë mëxyrë. Një natë më parë se të zhvillohej protesta enkas për këtë qëllim, vetë E.Rama, që po bënte thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjërë, në të njëjtën kohë deklaronte se”ne nuk mbajmë asnjë përgjegjesi, nëqoftëse populli opozitar do të tejkalojë në veprime të pakontrolluara”. Po ashtu aleati i tij, bashkëpunëtori i atij skenari kriminal, i matufosuri S.Ngjela, deklaronte se “...nuk janë gjë treqind, dhe as trembëdhjetë mijë të vrarë vetëm të rrëzohet Sali Berisha”. Në pritje të momentit të rënies së institucionit të Kryeministrisë e të largimit që andej të Sali Berishës, arkitekti i dhunës E.Rama, qëndronte tek Ura e Lanës, larg e në fund të turmës jakobine, ashtu si E.Hoxha që iu fsheh rrezikut përsonal për 2-3 muaj gjatë operacionit të dimrit të vitit ’43-’44.
Forcat e Divizionit të II të UNÇSh, hynë në Mirditë me maskën e çlirimtarit “për të shpartalluar forcat reaksionare” që sipas tij ishin kapidani, shtëpitë e para e bajraktarët e saj, të cilët për shekuj me radhë kishin bashkëjetuar e vetëqeverisur krahinën e tyre në harmoni me njëri tjetrin e në luftë kundër pushtuesve të huaj.
Edhe Edi Rama në vend që të kërkojë votën për një alternativë tjetër të qeverisjes, gjë të cilën ai nuk e ka, bën thirrje: “Më 23 qershor të çlirojmë Shqipërinë”. D.m.th. të hyjë me forcë, në emër të çlirimit, të pushtojë atë të cilën ai dëshiron aq shumë, Kryeministrinë. Nga kush do ta çlirojë? Nga qeveria demokratike e ardhur me votë popullore sipas standarteve ndërkombëtare? Dhe pas “çlirimit” donkishotesk, allaedvinramçe në dorë të kujt do të kalojë pushteti? A mund të votojë populli për skuadrën konglomerate të së majtës aktuale shqiptare të përbërë nga edvinistë bllokmensa, mjaftista, komunista, kontrabandista, sigurimsa, kokëdhimsa, takngjelista e në të rrallë e pëmallë socialista të vërtetë? Për ta mbështetur teorikisht atë koalicion të frikshëm, profesori ndellakeq i filozofisë m-l, S. Pëllumbi, në një gazetë të përditëshme shkruan se “po nuk ndodhi rotacioni politik nuk ka demokraci”, që i bie sipas tij, se po nuk u bë E.Rama kryeministër, zgjedhjet nuk duhet të pranohen, sado të lira e sipas standardeve ndërkombëtare qofshin. Kjo është një thirrje e hapur për destabilizim të Shqipërisë. Hajde “profesor” Pë(llumi) i Zi, hajde!
Por shqiptarët nuk do të gabojnë. Nok do të votohet ai koalicin majtist i bllokimit. Arsyet janë bindëse që me 23 qershor, do të votohet masivisht koalicioni i djathtë, koalicioni i ndryshimit, i përparimit e i integrimit të Shqipërisë në Europë. Do të votohet masivisht për Kryeministër, lideri demokrat, burri i shtetit i fjalës së mbajtiur, Prof. Dr. Sali Berisha.