E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënpresidenti Bajden mbërrin në Bagdat

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden mbërriti në Baghdat për një vizitë, që Shtëpia e Bardhë thotë se synon të përsëris angazhimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga Iraku. Zyrtarë amerikanë thanë se nënpresidenti Bajden do të diskutojë rreth rëndësisë së arritjes së qëndrueshmërisë politike në vend, gjatë bisedimeve që do të ketë me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki dhe nënpresidentin Jalal Talabani.
Vizita e nënpresidentit amerikan në Irak zhvillohet dy ditë pas tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane. Shtëpia e Bardhë emëroi të martën zotin Bajden të mbikqyrë politikën amerikane për Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›