Sejdiu, thirrje serbëve të kthehen në Kosovë
Presidenti Sejdiu u bëri ftesë qytetarëve serbë të Kosovës, si dhe të gjithë të zhvendosurve të tjerë, që të kthehen dhe të japin ndihmesën e tyre të drejtpërdrejtë për zhvillimin e vendit të tyre."Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm për t'u integruar në strukturat euroatlantike, si dhe për t'i përmbushur zotimet e dhëna gjatë procesit të përcaktimit të statusit politik të Kosovës, të udhëhequr nga Presidenti Ahtisari", theksoi Presidenti, i cili edhe në herë theksoi se pengesë kryesore për integrimin e bashkësisë etnike serbe në jetën institucionale të vendit mbetet Beogradi zyrtar, i cili jo vetëm që po i mban gjallë strukturat paralele në veriun e Kosovës, por, tash së fundi, edhe po u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t'i bojkotojnë proceset e përgjithshme demokratike në vend, siç janë zgjedhjet e sivjetshme lokale", tha më tej.