Nenpresidenti Biden rithekson mbeshtetjen amerikane per Kosoven

Kryeministri i Kosoves vazhdoi te enjten aktivitetet ne Uashington me nje takim ne Shtepine e Bardhe me Nenpresidenti e Shteteve te Bashkuara Joe Biden. Zoti Biden e pergezoi kryeministrin per sukseset e deritanishme dhe ritheksoi mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per Kosoven dhe popullin e saj si dhe aspiratat e tyre euro-atlantike.
Zoti Biden perseriti shume nga vleresimet qe beri dje Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. Ajo e pergezoi kryeministrin e Kosoves per marreveshjet e fundit me Serbine te cilat i cilesoi si nje hap me tej per Kosoven drejt perfshirjes plotesisht ne gjirin e komunitetit te kombeve.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci shkoi edhe ne Qendren per Studime Strategjike e Nderkombetare ku foli per rrugen e Kosoves drejt integrimit evropian si dhe dinamiken e zhvillimeve aktuale rajonale.