Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne Qendren per Studime Strategjike e Nderkombetare ne Uashington
Gjate orarit te ngjeshur te vizites ne Uashington kryeministri i Kosoves Hashim Thaci u ndal dje pas-dite ne Qendren per Studimeve Strategjike e Nderkombetare ku ai ishte ftuar per te folur mbi sfidat e shtetit te ri dhe punen qe po ben qeveria dhe mbare shoqeria kosovare per ti kapercyer ato.
Fillimisht kryeministri Thaci i beri nje pershkrim gjendjes ekonomike. Ai tha se shifrat ne kete fushe tregojne se ekonomia kosovare eshte shume here me mire se para shpalljes se pavaresise dhe ne disa fusha me mire sesa ekonomia e vendeve te tjera te rajonit
Pastaj kryeministri u ndal ne gjendjen e sundimit te ligjit duke falenderuar institucionet perkatese te vendit dhe EULEX-in per perkushtimin dhe ndihmen e tyre.
Si ceshtje nder me shqetesuese per vendin kryeministri Thaci vecoi veriun e Kosoves. Duke iu pergjigjur pyetjes se nje gazetari serb kryeministri Thaci tha se zgjedhjet vendore te nje shteti tjeter ne Kosove nuk do te lejohen por qeveria e tij do te respektoje parimin e dy-shtetesise sic percaktohet ne marreveshjet nderkombetare.
Kryeministri Thaci tha se ndersa midis Serbise dhe Kosoves ekziston nje mosnjohje e ndersjellte Kosova gjithmone ka shprehur vullnet te mire per permiresimin e lidhjeve mbi baza te dy shteteve te barabarta. Por Serbia megjithate mbetet vetem pjeserisht e angazhuar ne kete drejtim tha kryeministri Thaci madje ka politikane e zyrtare serbe qe punojne ne te kunderten e marredhenieve te mira te mundshme.
Lidhur me punen per antaresim ne Nato kryeministri Thaci tha se vazhdimi i fokusimit dhe prezences se Shteteve te Bashkuara ndihmon shume ne kete drejtim dhe pergezoi qendrimet perputhese Bruksel - Washington lidhur me Kosoven.
I pyetur mbi takimet e zhvilluara keto dite ne Washington kryeministri Thaci tha se takimet vecanerisht ato me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe nenpresidentin Joe Biden ishin shprehje e marrdhenieve te shkelqyera midis dy vendeve
Kryeministri Thaci tha se Kosova eshte nje tregim suksesi ne cdo drejtim. Ne Kosove tha ai eshte duke ndodhur nje transformim i jashtzakonshem mendesish persa i perket pjesmarrjes se femres kosovare ne jeten shoqerore e politike duke sjelle si shembull presidenten e vendit Atifete Jahjaga kryetaren e ekipit te Kosoves ne bisedimet e rendesishme me Serbine Edita Tahiri apo femrat deputete ne parlament qeveri etj.
Nje pyetje tjeter nga salla nga nje perfaqesues i opozites ishte ajo rreth kritikave mbi korrupsion edhe mes zyrtareve. Kryeministri Thaci tha se pyetje te tilla nuk jane per vizita jashte shtetit por shtoi se qeveria e tij ka bere me shume se cdo qeveri e mepareshme ne luften kunder kesaj plage ne Kosove dhe theksoi transparencen ne marredheniet e tij me opoziten.
Synimi i Kosoves eshte antaresimi ne Bashkimin Evropian dhe Nato tha kryeministri. Ai shtoi se pengesa kryesore ne keto procese integruese vjen nga 5 vendet e Bashkimit Evropian qe ende nuk e kane njohur shtetin e Kosoves prandaj edhe njohja nga ana e tyre eshte e rendesishme jo me shume nga numri sesa nga pozita e tyre si anetare te BE-se
Diskutimi u organizua nga Qendra per Studime Strategjike e Nderkombetare dhe me sponzorizim te drejtorit te kesaj qendre zotit Janush Bugajski.