E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënpunës të barazisë gjinore, 75 përqind e institucioneve s`kanë

Pavarësisht nismave të shpeshta në këtë drejtim dhe rregullimit me ligj, janë emëruar pak ose aspak nënpunës të barazisë gjinore.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth tha se detyrat e titullarëve janë të përcaktuar por vetëm 1 e katërta e punonjësve të barazisë gjinore janë të punësuar, 75% e institucioneve nuk kanë një nënpunës të këtij profili.
 

Ndërsa Ministri i Punës Spiro Ksera tha nënpunësit e barazisë gjinore do të kenë prioritet. Në këtë rast ministri iu referua trajtimit të veçantë të punonjësve femra, të rekrutimit me kritere të njëjta dhe pagesa të barabarta në punë.
 

Ndërsa në kontrast me diskutimin me vendorët studimet lokale tregojnë se në të vërtetë nëpunësit e barazisë gjinore nuk emërohen për dy arsye. Së pari, buxheti bashkiak nuk mjafton për të financuar një pozicion shtesë për të këtë sekstorë. Së dyti, vetë titullartët e institioneve janë treguar indiferentë për të punësuar me kohë të plotë një nënpunës të barazisë gjinore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›