Nënqeshjet me dramën e nënës rome
Me rastin dramatik të një nëne të re rome nga Shkodra, që humbi fëmijën e saj në muajin e nëntë të shtatzanisë, dalin në sipërfaqe, si nga uji i pisët i këtyre përmbytjeve, përbindësha primitivë që fshihen në barkun shoqërisë sonë dhe në radhë të parë është mungesa e humanizmit dhe racizmi. Gruaja e re, vetëm 18 vjeçe, jetonte me bashkëshortin në kasollet e familjeve rome buzë Bunës. Ndër të parat të përmbytura me ujë në përmbytjet e këtij viti. Me mbërritjen e gazetarëve dhe telekamerave të News24 në Shkodër, komuniteti rom tregon historinë. E tregojnë ashtu siç e kanë dëgjuar ata, që një nënë ka humbur fëmijën nga përmbytjet. Flet dhe babai i fëmijës: ujin në kasolle e kishim deri në gju, e më pas shkoi deri në bark ditën që gruaja shkoi në maternitet dhe panë që kishte fëmijën të vdekur. Komuniteti rom, babai, nëna e re, mendojnë se fëmija ishte mirë, gruaja kishte shtatzani të mbarë. Ata menduan dhe thanë para gazetarëve se uji, i ftohti, përmbytjet, shkaktuan vdekjen e papritur të fëmijës në bark. Nëna e re, në muajin e nëntë, me këmbë në ujë, mes të ftohtit, ishte marrë me transportimin dhe shpëtimin e atyre pak orendive e rrobave që gjendeshin në kasolle. Por nuk është i këtij mendimi Drejtori i spitalit gjinekologjik të Shkodrës, i cili, në prononcimin e tij, nuk ishte aspak i sigurtë se pse kishte vdekur fëmija (ka arsye nga më të ndryshmet – thotë ai – që një fëmijë të vdesë në barkun e nënës. Por se pse, ai s’e di). Ai është tepër i sigurtë, që “s’ka mjek në botë që t’i thotë asaj (nënës) që ka vdekur fëmija se uji i ka shkuar deri në bark”.
Në Balkanëeb është dhe video e këtij mjeku... drejtori. Sa me bezdi flet ai për nënën rome që paska guxuar të thotë që “fëmija i vdiq se qëndroi me ditë të tëra me këmbë në ujë e duke transportuar “rreckat” e kasolles. Si nënqesh edhe pse flet vetëm për një infeksion në rrugët e urinës dhe një albuminë të rritur dhe vetë numëron se gruaja e re s’ka pasur tension të rritur, nuk paraqet asnjë problem, s’ka qene e ftohur, nuk kishte këmbë të fryra. Ky mjek, është shumë i shqetësuar, më shumë se për fëmijën që vdiq, për nënën që nga shtrati ku vazhdon ende të jetë e shtrirë, (nga shtëpia e prindërve në Peshkopi, jo të kasollja e saj e përmbytur në Shkodër), të përgënjeshtrojë se fëmija nuk vdiq nga përmbytjet dhe nga i ftohti. Sepse nuk do ta shënojë këtë fëmijë si statistikë vdekjeje e situatës tragjike të krijuar. Vetëm për këtë, është i bindur absolutisht.
Kur flas për përbindësha të fshehur në barkun e shoqërisë sonë, që në shumë raste dalin në sipërfaqje, mendoj dhe atë njerëzillëk që shumë nuk janë në gjendje ta tregojnë edhe përballë fatkeqësisë. Nuk e di se çfarë mund t’i them unë një mjeku për çështje humanizmi, më duket e tepërt edhet ta shkruaj këtë, por do të doja që rastësia të bënte, që atij, drejtorit të Maternitetit të Shkodrës, ndonjë familjareje të tij, në muajin e nëntë të shtatëzanisë, t’i qëllonte të qëndrontë për disa ditë me ujë në kasolle, në të ftohtë e të transportonte plaçkat e lagura të shtëpisë. Nuk e di, nësë në këtë rast, drejtori, do të vazhdonte të nënqeshte e të ishte “absolutisht i sigurtë”, se një grua shtatzënë, fëmija, nuk do të kishte pasoja psikologjike dhe fizike nga uji dhe i ftohti. Edhe pse është nënë rome e mësuar me vështirësitë.
(BalkanWeb)