E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Deklarata

Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham, ka bërë sot këtë deklaratë zyrtare për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut: “Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në përvjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në 1948. Shqipëria me të drejtë mund të jetë krenarë për përpjekjet e saj gjatë njëzet viteve të fundit për të rivendosur për qytetarët e saj të drejtat themelore të njeriut të cilat u shtypën për aq kohë nën diktaturë”, tha McIlwham. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut këtë vit është e dedikuar për ata njerëz që janë duke luftuar për t’i dhënë fund diskriminimit në të gjithë botën. Shqipëria miratoi një Ligj kundër diskriminimit në shkurt të vitit 2010, por shumë njerëz që ligji synon të mbështesë ende nuk janë duke i ndjerë përfi timet.

Një grup po aq i rëndësishëm është ai me aftësi të kufizuara. Ka mijëra njerëz me aftësi të kufi zuara në Shqipëri të cilët janë në gjendje të jetojnë jetën e plotë dhe produktivë, por janë penguar që ta bëjnë këtë nga qëndrimet e vjetra dhe diskriminuese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›