Transformimi që po i sjellin Korçës investimet qeveritare
Sfida me e madhe që qeveria demokratike, e dale nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005, i vuri vetes, ishte transformimi rrënjesor i vendit duke kryer reforma te thella, si edhe rritja e investimeve ne te gjitha fushat, investime qe do te ndikonin direkt ne rritjen ekonomike, per te arritur ne fund të 2008-s ne një stad dyshifror. Veçori e ketyre investimeve ishte nje shperndarje sa me e mire e tyre ne te gjitha komunat e bashkite e vendit, ne menyre qe impakti i tyre te ndjehej ne te gjithe vendin.
Edhe ne rrethin e Korçes, ne komunat dhe bashkite e ketij rrethi, investimet kane qene ne nivelin me te larte te viteve te fundit dhe disa here me te larta se investimet e kryera ne kohen e qeverisjes socialiste. Te tilla investime kane permiresuar ndjeshem nivelin e jeteses se banoreve te Korçes dhe kane qene mishërimi me i mire i atyre premtimeve qe kjo qeveri beri kur mori pushtetin. Bashkia Korçe dhe komuna te tilla si ajo e Drenoves, Pirgut, Lozhanit, Voskopit, Vreshtasit, Komuna “Qendër”, etj, kane qene disa nga komunat perfituese te investimeve te qeverise shqiptare. Investimet e qeverise qendrore ne 3 vitet e fundit ne rrethin e Korçes, arrijne ne mbi 21 milionë dollare, shifer kjo 3-4 here me e larte se investimet e kryera ne tre vitet e fundit te qeverisjes socialiste.
Keshtu, ne ujësjelles-kanalizime, jane investuar rreth 6 milionë dollare, nga te cilat 2.8 milion ne vitin 2008, ne infrastrukturen rrugore jane investuar 7.5 milion dollare, nga ku 3 milionë dollare vetem ne vitin 2008, ne ndertim dhe rikonstruksion shkollash afro 5.5 milionë dollare
Keto investime do te vazhdojne me te njejtin ritëm edhe ne vitin 2009. Kështu jane hartuar projektet dhe jemi ne prag te çeljes se investimeve te rëndësishme edhe kete vit. Keshtu do te kete nje rikonstruksion te plote te shkolles ne fshatin Sheqeras, loti i tretë i rruges Rrëmbec-Sheqeras, ujësjellësi i fshatit Vreshtas, sistemim-asfaltim rrugësh ne fshatin Podgorie, etj. Ne komunen Pirg pas ndertimit te shkolles se mesme dhe rikonstruksionit te plote te shkolles ekzistuese ne vitin 2008, kete vit investimet do te vazhdojne me asfaltimin e rruges qender komune Shqitas, asfaltimi i rruges per ne fshatin Leminot, kanalizimet e fshatit Shqitas si edhe kanalizimi i ujrave te bardha ne fshatin Leminot. Ne komunen Qendër do te vazhdoje investimi per kanalizimet ne fshatin Dishnice, do te behet ndertimi i shkolles ne fshatin Shamoll, rikonstruksioni i shkolles ne fshatin Lumalas, asfaltimi i rruges se Shamollit, asfaltimi i rruges se fshatit Belorta etj. Ne komunen e Drenoves do te asfaltohet rruga qe çon ne fshatin Qatrom, rruga qe te çon ne fshatin Drenove, rruga e Turanit, ujesjellesi i fshatit Boboshticë, etj. Ne komunen Lozhan do te behet rikonstruksioni i shkolles ne Mesmal, ujesjellesi i Strelcës, ujësjellësi i Lozhanit etj. Nderkaq, në komunen Voskop pritet që te kryhet rikonstruksioni i shkolles Vincan, i shkolles Voskop, rruga Polene-Dersnik, ujësjellesi Voskop, etj. Jane investime ambicioze qe po sjellin transformimin, por bashke me te edhe konfirmimin e mazhorances qeverisese ne zgjedhjet e ardhshme, afermendsh edhe trendin e pershtatjes se lidershipit lokal te Korçës me mazhorancën e rikonfirmuar të kryeministrit Sali Berisha.