Nënshkruhet marrëveshja për rrugën Tiranë-Elbasan

Pas projektit, tani financimi dhe ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan pritet që të jetë edhe pjesa më e vështirë e këtij projekti mjaft të rëndësishëm.
Një prej financuesve që do të ndihmojë në ndërtimin e rrugës Tiranë -Elbasan do të jetë edhe Banka Islamike për Zhvillim. Marrëveshja e financimit që kap shifren e 222.7 milion dollarësh u nënshkrua midis ministrit të financave Ridvan Bode dhe presidentit të Bankës IDB Ahmed Mohamed Ali.
Komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan e cila do të ketë një gjatësi prej 26 km nga 55 km që është aktualisht do të ndërtohet në kushte teknike për t`u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është e lejuar aktualisht në këtë segment.