Japonia një tokë që dridhet

Alarm tjetër për cunami në Japoni. Pas tërmetit 7.4 ballë të shkallës rihter të rënë pak minuta më parë, një cunam tjetër është paralajmëruar.
Duke iu referuar burimeve japoneze, një cunam me valë një metër pritet të prekë brigjet veri-lindore të Japonisë.
Televizionet japoneze bëjnë thirrje që banorët të largohen në zona më të sigurta.
Parashikohet që zona e prekur të jetë deri në 40 kilometër.