Cameron fajëson politikën e vjetër britanike ndaj botës
Britania e Madhe është përgjegjëse për shumë probleme globale në histori, përfshirë edhe konfliktin në Kashmir mes Indisë dhe Pakistanit, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron.
Cameron tha se nuk është përgjegjësi e tij që të përzihet në konflikt. “Nuk dua as të tentoj ta fus Britaninë të marrë ndonjë rol udhëheqës në vendin për të cilin ne jemi përgjegjës për problemin, e që është rasti edhe me shumë vende te tjera”, tha Cameron.
Fjalët e tij në Kashmir i përshëndetën lehtë studentët dhe akademikët pakistanezë, ndersa historianët thanë se kryeministri po kërkon falje gabimisht për të kaluarën e Britanisë.
Deputeti i Partisë Laburiste dhe historiani Tristram Hunt e konsideron se është gjë naive të mendosh se Britania shkaktoi shumë probleme botërore. “Cameron ka tendencë t`i vizitojë shtetet e botës dhe të flasë atë që ato dëshirojnë të dëgjojnë, qoftë ky Izraeli, Turqia, India apo Pakistani”, tha Hunt.