Sulmi në Arizona, Obama do marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore
Presidenti amerikan Barack Obama do të udhëtojë në Tucson të Arizonës në vendin ku si pasojë e një sulmi nga një 22 vjeçar mbetën të vrarë 6 persona, e 14 të tjerë u plagosën duke përfshirë një kongresmene dhe dy zyrtarë të lartë të administratës.
Presidenti do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimore dhe do të vizitojë familjet e viktimave në Tucson. Ai tashme ka folur me shumë prej anëtarëve të familjeve që humbën të afërmit e tyre në sulm.
Obama do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga bashkëshortja e tij Michelle Obama. Të hënën presidenti Obama drejtoi kombin në një minutë heshtje dhe flamujt në të gjithë vendin u ulën në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat.
Kongresmenia Gabrielle Giffords e cila gjatë këtij sulmi u qëllua në kokë mbetet ende në gjendje kritike por mjekët mbeten optimistë për një përmirësim të gjëndjes shëndetësore të saj.