Nënshkruhet pakti fiskal, Britania dhe Çekia refuzojnë

Republika Çeke dhe Britania e Madhe refuzuan të nënshkruajnë. Kryeministri britanik, David Kameron, tha se qeveria e tij do të vepronte nëse traktati kërcënon interesat e Britanisë së Madhe.
Ai tha se akoma ka “shqetësime ligjore” lidhur me përdorimin e institucioneve të Bashkimit Evropian në zbatimin e traktatit fiskal.
Ndërsa cekët cituan “arsyet kushtetuese” për refuzimin e tyre, tha Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Ndërkohë që analistët thonë që Presidenti çek, euroskeptiku Vaclav Klaus, mund të ngurrojë të nënshkruajë traktatin.
Qëllimi është koordinimi i politikave buxhetore anekënd Evropës për të parandaluar akumulimin e tepërt të borxhit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tregua shumë e kënaqur në Bruksel, megjithëse ajo nuk pati sukses në të gjitha pikat. Me paktin fiskal me frena për huatë dhe me sanksione automatike për mëkatarët e deficitit, krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mbështetën një element thelbësor të strategjisë së saj për luftimin e krizës financiare, shkruan “DW”. Pas samitit të 14 për këtë temë, Angela Merkel bëri komentin, se arritja e tij në një kohë kaq të shkurtër “është vërtetë një kryevepër“ dhe se rezultati është i mirë.
/Start/F. P/
2012-01-31 09:23