E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama e pranon: Kemi sulmuar caqe në Pakistan

Obama i quajti goditjet “shënjestër e  fokusuar te njerëzit që janë në listën e terroristëve aktivë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zakonisht nuk flasin për sulme të këtij lloji, shkruan “BBC”.

Presidenti Obama i bëri këto komente gjatë një daljeje një orëshe në rrjetin social “Google +”, dalje e cila u transmetua live edhe në “Youtube”.

Para fillimit të këtij takimi ishin dorëzuar më shumë se 130 mijë pyetje, teksa gjatë persona ishin ftuar ti bashkoheshin Presidentit online. Ata kishin mundësi të bënin pyetje dhe të kërkonin përgjigje nga Obama.
Kjo ishte ngjarja e fundit e një jave të mbushur me angazhime në media, javë e cila filloi me fjalimin e përvitshëm të Presidentit para Kongresit.

Zyrtarët e administratës Obama, përfshirë edhe zv/Presidentin Xho Bajden, bënë takime në “Twitter” javën e kaluar./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-31 11:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›