E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Eurozonë arrin nivel rekord

Norma e papunësisë në 17 shtetet që përdorin monedhën e përbashkët euro ka arritur në 10.4 % në muajin dhjetor. Në fund të vitit të kaluar në Eurozonë kishte 16.5 milionë të papunë, 751 000 më shumë se një vit më parë.

Norma më e lartë e papunësisë vijon të jetë në Spanjë, me 22%, teksa më e ulëta në Austri me 4. 1 %. Papunësia në Eurozonë është rritur në vijimësi në vitin 2011, teksa kriza buxhetore në rajon ka vazhduar. Në dhjetor të vitit 2010, papunësia në Eurozonë ishte në nivelin e 10 për qindëshit./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-31 12:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›