E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nente mije pasagjere te bllokuar ne Frankfurt

Më shumë se ¼ e fluturimeve të Luftansës janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit. Ky ëshët efekti i parë i grevës së paralajmëruar por që ka nisur sot, për tetë orë, nga personeli i kompanisë ajrore gjermane, pas dështimit të marrëveshjes për rinovimin e kontratës ndërmjet kompanisë dhe sindikatave. Kanë qenë më shumë se 9 mijë pasagjerë që janë bllokuar, për shkak të kësaj greve masive dhe protestave të 80 për qind të personelit të bordit. “Në këtë moment, 25% e nisjeve janë bllokuar për shkak të grevës, ka shpjeguar Klaus Uolter, zëdhënësi i kompanisë ajrore Luftansa. Sapo greva të përfundojë, besojmë dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të riprogramojmë nisjet dhe t’u garantojmë pasagjerëve mbërritjen në destinacionet e tyre. “Fluturimet e gjata janë vonuar dhe kompania ka bërë të ditur se nuk është në gjendje që t’i ulë avionët në pistë në një kohë që punonjësit janë në grevë. Kreu i sindikatave e ka përshkruar këtë situatë si një sukses, dhe një arritje shumë më e madhe se ajo që pritej. Bilanci flet për qindra fluturime të anuluara. Sindikatat kërkojnë që nga muaji prill i këtij viti rritjen me 5 për qind të rrogave për personelin e bordit dhe garancinë nga ana e kompanisë për mos delegimin e shërbimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›