Mijëra studentë të huaj mund të dëbohen nga Londra

Rreth 2.600 studentë të huaj përballen me largimin e mundshëm nga Britania, pasi një Universiteti në Londër i është hequr e drejta për të sponsorizuar vizat e tyre.
Universiteti Metropolitan i Londrës ka pasur Statusin e Besimit të Lartë, i cili i ka lejuar të sponsorizojë viza për studentët jashtë Bashkimit Evropian.
Agjencia Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar i ka hequr këtë status, pas një kontrolli gjashtëmujor.
Agjencia tha se universiteti “nuk ka arritur të adresojë mungesat serioze dhe sistematike”.
Tregu i studentëve të huaj në Britani kap vlerën prej 22.2 miliardë dollarë.