Nente vjet ne kerkim kapet sa vjen nga Greqia
TIRANE - Policia e Komisariatit Nr.3 te Tiranes arrestoi dje nje 32-vjecar i cili kerkohej prej rreth 9 vjetesh nga drejtesia me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative. Burime zyrtare nga policia e Tiranes thane se u arrestua Gezim Marashi nga Puka i denuar me 12 vjet burg ne mungese nga gjykata e ketij rrethi. Me vendim te formes se prere te dates 29 prill 2001 Marashi eshte denuar me 12 vjet burgim duke u akuzuar per vepren penale te tentatives se vrasjes ndaj shtetasit Martin Ndoj ngjarje kjo e ndodhur me vitin 2001 ne qytetin e Pukes. I kerkuari u kap i fshehur ne ambientet e nje banese ne Laprake te Tiranes i cili sapo ishte kthyer nga Greqia pas disa vitesh ne emigrim. Ngjarja per te cilet akuzohet i arrestuari ka ndodhur per hakmarrje per nje vrasje te ndodhur ne qytetin e Fushe-Arrezit te rrethit te Pukes.