Unaza e madhe, INUT aksion për shembjen e ndërtesave në Sauk

Instituti kombëtar Urbanistik i Tiranës nis aksionin për shëmbjen e ndërtesave në Sauk të vjetër ku është parashikuar të kalojë Unaza e Madhe. Drejtori i këtij institucioni Dem Dollapi u shpreh se në këtë zonë do të prishen rreth 42 objekte dhe për këtë të gjithë pronarët do të marrin kompesimin përkatës.
Ndërkohë që nuk ka munguar edhe rezistenca prej banorëve të këtyre shtëpive. Sipas tyre ndërhyrja për prishjen e shtëpive është bërë më parë nga data e vendosur në njoftim, ndërkohë që ankohen gjithashtu se nuk kanë marrë ende kompesimin.
Unaza e Madhe është përcaktuar si një ndër projektet më të rëndësishme urbanistike për kryeqytetin pasi pritet që ndërtimi i saj të eleminojë trafikun e rënduar në Tiranë.