Nëpër korridoret e letrës
(Unë, goma)
Ju thashë që letra e bardhë është kurmi qumështor i një virgjëreshe. Por kujdes! Kjo mund të jetë thjesht një gjasmim, vizllimë imazhesh prej pasqyrash të rreme, që mashtrojnë, bëjnë hile. Letra e bardhë kërkon ta marrësh me të mirë, ta përkëdhelësh, ta yshtësh me lutje e magji. E kanë bërë këtë edhe Borges, edhe Edmond Jabes. Përndryshe, brenda saj zgjohet ariu polar me gëzofin e bardhë, i cili ngrihet mbi të dy putrat e pasme, ta rrëmben stilolapsin mes dhëmbësh dhe ta bën copa-copa. Në jetën time kam parë shumë gjëra. Nuk jam çkëthur me veten më shumë sesa në vitet ’70, vite kur vajzat e bukura i thërrisnin me emrin tim: gomë. Si shërbëtore s’ më lejohet të flas, ama, askush s’ më ndalon të shikoj. Kështu, de, kam parë me këta sy se si poetët i qërojnë e i zgjedhin fjalët si orizin në sini. Një e nga një: tëk, e tëk, e tëk. Pastaj këtyre fjalëve u kanë vendosur shenja të hazërta, si vula të garantuara nga veterineri: mish pa plasje. Po për çudi, arti s’u ngjiste. Sepse në vend t’ i qëronin, i qorronin. Atëhere kanë bërë tjetrën: kanë kërkuar tek ato fjalë puplat e zeza të tersit, të cilat duhen t’ua shkulnin nga trupi (mu ashtu siç shkul një zonjushe një qime të zezë poshtë hundës). U duhej që këto pendë t’ i mblidhnin në qeska, me qëllim që t’i digjnin në fshehtësi, larg syrit të miqve, kritikës etj. Unë jam goma, jam thjesht një refugjate që e kanë marrë me hatër në punë për të pastruar korridoret e letrës. Dua t’ ju them se gjërat e bardha vuajnë më shumë prej lindjes. Ehuhaaa!...Shtërzimet e letrës për të lindur një fjalë janë shumë më të dhimbshme se të gjitha shtërzimet e partive për të lindur një qeveri. Kam parë se si mbi letër lindte fjala “e ububushme” , krijuar prej I.A. Një fjalë buçkarane e shëndetlie. Binte erë pelenash e njomështie. Pastaj kjo fjalë u rrit dhe u përdor nga K.B. Më vonë nga të tjerë, me radhë. Thashë “u përdor”. Sakllam kështu. S’ e kishte më veskun dhe nurin e parë dhe rrinte nëpër semaforët e trotuareve të leksikut, me dy gisht pudër në faqe dhe me tri gisht mërzi në ballë. Mund ta kalonte natën me cilindo shkrimtar.
Balil GJINI
Unë jam goma, qenie e përunjur, me status të ulët shoqëror: të pastroj korridoret e bardha të letrës. Jam thjesht, pra, një shërbëtore që, pasi le fshesën mënjanë, ve duart në mes dhe silloiset me gjitonet për hallet e kësaj bote. Kësisosoj, mos prisni të jem ndonjë rrëfyese e madhe origjinale. Jam një imituese klishesh të gatshme, një molloisëse. Rrëfej kuturumçe, shatri-kularthi: një shtizë këtu, një atje. Një thile të re bisede e lidh te një thile bisede e vjetër. Meseletë e mia janë më shumë mballoma të qepura mbi njera-tjetrën, sesa cohë e re safi.
1.
Sefte dua t’ ju them se të gjitha marrëdhëniet në botë janë marrëdhënie dhune. E dinit?!... Më kujtohet Imzot në fëmini. Matanë penxheres (ishte kohë jo-dritaresh) së ngushtë me hekura binte dëbora e bardhë, e bardhë si një lëngim i ëmbël. Ishte aq e pafajshme e virgjine, sa ai kishte dëshirë ta dhunonte, duke e shkelur me këpucë të rënda ushtarake. Këtë gjest duhet ta bënte para se motra të ficte një shoshë dhe ta lidhte me një tërkuzë lara-lara, me qëllim që të kapte ququkat e zeza të drizave, të cilat do t’ i piqnim pastaj në prush (duhet të them se, më vonë, shija e ëmbël e të gjitha rreziqeve ka patur cok shijen e këtyre ququkave). Gjurmët e këpucëve, tashmë si shkronja brutale, ishin aty mbi bardhësinë letrore të dëborës dhe prisnin të deshifroheshin, por ngaqë mesazhi i tyre ishte absurd, ose ishte i vogël dhe s’ e kuptonte dot atë, bënte diçka tjetër: dilte dhe njëherë në dëborë e fillonte të urinonte, duke e përdorur mjetin e urinës si një stilograf perfekt, i cili me një bojë të verdhë shkruante xivogavo, hieroglife të pashpjegueshme, mu si ngjyra e njerëzve që dinin t’ i kuptonin ato.
Ju thashë, unë jam goma, me kismetin të rrëfej huqet dhe fuqet e shkrimtarëve. Anipse jam një shërbëtore, e di sakllam se letra e bardhë është një xhinde e bukur. ǒ nuk më kanë parë sytë! Poetë që para saj brejnë thonjtë me dhëmbë, të tjerë që xhindosen. Por ka edhe më: ka asish që shtrëngojnë grushtet e qajnë si çiliminj, vetëm e vetëm për ta zotëruar, për ta patur të tyren. Por edhe ajo në mos është një zuskë zuzare: mezi pret që nga brendësia e trupit të saj, siç thotë Lleshanaku, “të nxjerrë ferrën e vet” (që e hëngërt dhia e briskut, jarabi, e hëngërt!). Një “ferrë” pis të zezë prej shkronjash, vulë delikate feminiteti.
2.
Ju thashë që letra e bardhë është kurmi qumështor i një virgjëreshe. Por kujdes! Kjo mund të jetë thjesht një gjasmim, vizllimë imazhesh prej pasqyrash të rreme, që mashtrojnë, bëjnë hile. Letra e bardhë kërkon ta marrësh me të mirë, ta përkëdhelësh, ta yshtësh me lutje e magji. E kanë bërë këtë edhe Borges, edhe Edmond Jabes. Përndryshe, brenda saj zgjohet ariu polar me gëzofin e bardhë, i cili ngrihet mbi të dy putrat e pasme, ta rrëmben stilolapsin mes dhëmbësh dhe ta bën copa-copa.
Në jetën time kam parë shumë gjëra. Nuk jam çkëthur me veten më shumë sesa në vitet ’70, vite kur vajzat e bukura i thërrisnin me emrin tim: gomë. Si shërbëtore s’ më lejohet të flas, ama, askush s’ më ndalon të shikoj. Kështu, de, kam parë me këta sy se si poetët i qërojnë e i zgjedhin fjalët si orizin në sini. Një e nga një: tëk, e tëk, e tëk. Pastaj këtyre fjalëve u kanë vendosur shenja të hazërta, si vula të garantuara nga veterineri: mish pa plasje. Po për çudi, arti s’u ngjiste. Sepse në vend t’ i qëronin, i qorronin. Atëhere kanë bërë tjetrën: kanë kërkuar tek ato fjalë puplat e zeza të tersit, të cilat duhen t’ua shkulnin nga trupi (mu ashtu siç shkul një zonjushe një qime të zezë poshtë hundës). U duhej që këto pendë t’ i mblidhnin në qeska, me qëllim që t’i digjnin në fshehtësi, larg syrit të miqve, kritikës etj .
Unë jam goma, jam thjesht një refugjate që e kanë marrë me hatër në punë për të pastruar korridoret e letrës. Dua t’ ju them se gjërat e bardha vuajnë më shumë prej lindjes. Ehuhaaa!...Shtërzimet e letrës për të lindur një fjalë janë shumë më të dhimbshme se të gjitha shtërzimet e partive për të lindur një qeveri. Kam parë se si mbi letër lindte fjala “e ububushme” , krijuar prej I.A. Një fjalë buçkarane e shëndetlie. Binte erë pelenash e njomështie. Pastaj kjo fjalë u rrit dhe u përdor nga K.B. Më vonë nga të tjerë, me radhë. Thashë “u përdor”. Sakllam kështu. S’ e kishte më veskun dhe nurin e parë dhe rrinte nëpër semaforët e trotuareve të leksikut, me dy gisht pudër në faqe dhe me tri gisht mërzi në ballë. Mund ta kalonte natën me cilindo shkrimtar.
3.
Ju thashë që jam një shërbëtore, por jo aq naive sa të mos kuptoj se bardhësia e letrës mund të jetë dhe bardhësia e spitalit, apo bardhësia e rërave të shkretëtirës. Dhe helbete, më ka llapsur ndër mend se fjalët mund të fshihen poshtë rërës. Poeti sa e gërvish me stilograf këtë rërë dhe aty buthtojnë gërma akrepërore me bishtin e spërdredhur përpjetë, ovale merimangash me ovula të mashallashme. Herë-herë bashkohen me rregullsi, herë-herë këto fjalë zihen kaps qysh në lindje dhe kanë nevojë për purga e klizma. Kanë nevojë për më shumë pore e sqolla, për të nxjerrë djersën dhe erën e urinës. Artaud-ja e dinte këtë dhe po kështu Kafka. Disa O më shumë më shëmbëllen se i ndihin kësaj pune.
Thashë se fjalët mund të flenë poshtë rërës, a çarçafëve, dhe të shfaqen që andej si statujat e antikitetit, pra të vdekura. Por edhe vetë ai, Poeti, mund të çuditet teksa fjalët, me të cilat e ka citosur kokën si një ahur me kallëza, i kanë ikur andej dhe mbi letër i kanë mbirë ca të tjera. Fjalët e vdekura: fazanë fantazie me pendë laryshe që s’ i ngjall dot duke u hedhur ujë në surrat, apo duke u frytur me gojë në sqep. S’ ka më tmerr të shikosh kufomat e metaforave foshnje, me karfica të arta në flokë, me atë bukuri mortore që mund ta kenë veç ato.
4.
Shumë nga Timzotat që iu kam shërbyer, e njihnin këtë lëndinë gjithë çarqe e paidhe rreziku. Atëhere ata i drejtoheshin një zejeje të vjetër: i kruanin fjalët e vjetra, i lyenin me katran të zi dhe i vendosnin mbi çatitë e veprave të tyre (“Unë jam një kallaisëse fjalësh të dorës së dytë”, thotë Gadimer). Por, sapo binte heshtja, dëgjohej një zhurmë e lehtë: kërr-kërr, kërr-kërr... Ishte mola e harrimit që i brente këto fjalë dhe, mbi dyshemenë e leksikut, binte një miell i verdhë. Ju e dini se çdo shkrimtar mban një manar brenda vetes. E ushqen me tagji imazhesh të freskëta, me krunde deliresh, me ëndë metaforash. E pra, nëse ky manar do të nuhuruste një grusht nga ai miell, do të binte ngordhur me shkumë të gjelbër në buzë. Ah, pse?, pyesni ju, me atë kureshtjen bezdizëse të njerëzve. Drerit të arsyes, në këtë rast, do t’ i kishin ngecur brirët në biglaçet e mështeknave të pyllit të subkoshiencës. Fundja, për këtë mos pyesni mua, por atë, Lartësinë e Letërsisë, shkrimtarin.
Unë jam goma dhe ndihem e lumtur tek harxhohem pak e nga pak, duke fërkuar letrën e bardhë. Të gjitha gjërat e kësaj bote lënë ose gjurmë, ose njolla. Vetëm unë jo. Edhe kërmilli, që është kërmill, ka letrën e vet ku lë gjurmë: gjethen e gjelbër. Gjurma e tij është jarga. Jarga, por që mëton të shëmbëllejë e argjendë, ama. Banoj në katin përdhes, si të gjitha shërbëtoret, sepse në katin e sipërm rri ai, kapadaiu, stilografi, i cili s’ di të bëjë tjetër, por vetëm të shkrehë pesë-gjashtë pika bojë të zezë mbi letrën e bardhë dhe t’ ia fusë gjumit ndanë saj.
Gjumit, thashë?!... Domosdo. Është vakt dreke dhe po gogësij, ma piku për një çikë gjumë. He, he, he!, e di që do të flisni pas shpine dhe do të më quani demode, pensioniste. Por dua t’ ju kujtoj se edhe ju, njerëzit, s`jeni tjetër veçse letra të bardha që, pasi të mbusheni me shkrime, do t’ ju mbyllin në zarfe të bukur arkivolesh dhe do t’ ju postojnë një dreq e di se ku: larg, në Humbje të Zezë, në Rrëzë të Zogjve... ǒ ua bëra paq!
E de, e, s’ ua thashë që t’ju mërzis. Molloisjet e mia mund të mos ju kenë pëlqyer. Por unë e pohova qysh në fillim se llafos badiava, një shtizë këtu, një atje. Kështu që këtë triko teksti po e lë të pambyllur, me shtiza në thile. Me shpresë ta vazhdoj më vonë dhe ta bëj binish të gjatë, siç bënte vetë Penelopa...
8 Shtator 2008